LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet B2-shi, vazhdojnë reduktimet

Rikthehet B2-shi, vazhdojnë reduktimet

Edhe përkundër kthimit në prodhim të njësisë B2 të Termocentralit “Kosova B” e cila ishte ndalur nga puna dje rreth orës 3 të mëngjesit, si pasojë e disa rrjedhjeve , furnizimi me energjie elektrike gjatë ditës së sotme do të bëhet me ndërprerje për të gjitha konsumatorët.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se furnizimi i konsumatorëve me energji gjatë ditës së sotme do të bëhet sipas kategorizimeve. Kategoria A do të furnizohet, 24 me 0 ose 5 me 1, ajo B, 4 me 2 ndërsa kategoria C, 3 me 3.

Ndërkohë sistemi energjetike në vend gjatë ditës së sotme është duke u varur nga puna e njësisë B2 të Termocentralit “Kosova B” që është duke prodhuar 250 megavat orë energji elektrike, nga njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” e cila po prodhon 120 megavat orë energji, nga Hidrocentrali “Ujmani”, që gjatë pikut prodhon 32 megavat orë energji elektrike si dhe nga importi prej 180 megavatesh. /Telegrafi/