LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen reduktimet, B1-shi ndalet nga puna me planifikim

Rikthehen reduktimet, B1-shi ndalet nga puna me planifikim

Njësia B1 e termocentralit “Kosova B” sot në orët e hershme të mëngjesit është ndaluar nga puna me planifikim në mënyrë që të shikohet ndonjë defekt i mundshëm.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Viktor Buzhala.

“B1 është ndalë nga puna sot në orët 4 e 39. Kjo ndalje është bërë më planifikim dhe njësia B1 pritet të kthehet pas rishikimeve të mundshme të ndonjë defekti”.

Buzhala po ashtu tha se, një ndalje e tillë është bërë në mënyrë që mos të ndodh ndonjë defekt spontan dhe kjo njësi të bie nga prodhimi.


Ndryshe konsumatorët do vazhdojnë furnizimin me energjie elektrike sipas kategorisë A,B,C. Kategoria A do furnizohet, 24 me 0 ose, 5 me 1, ajo B, 5 me 1 ose, 4 me 2, ndërsa kategoria C, 4 me 2 ose, 3 me 3.

Gjatë ditës së sotme KEK-u ka në dispozicion 808 megavat orë energji elektrike. Në prodhim është njësia B2 e TC “Kosova B” e cila prodhon 254 megavat orë energji elektrike, dy njësitë e TC “Kosova A”, ajo A3 dhe A5 të cilat së bashku janë duke prodhuar 242 megavat orë energji elektrike, HC “Ujmani”, me 32 megavat orë energji ndërsa nga importi janë siguruar 280 megavat orë energji elektrike . /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori