LAJMI I FUNDIT:

Rice-Lavrov bisedojnë për Kosovën në Konferencën për Lindjen e Mesme

Rice-Lavrov bisedojnë për Kosovën në Konferencën për Lindjen e Mesme

Sipas zëdhënësit të Departamentit Amerikane të Shtetit, Sean McCormack, gjatë Konferencës Paqësore për Lindjen e Mesme, ku do të marrin pjesë edhe shefat e diplomacisë së SHBA-së, Coondolezza Rice dhe rusi, Sergei Lavrov, pritet që këta të fundit të bisedojnë edhe për çështjen e Kosovës.

Ndërkohë, bisedimet e raundit të gjashtë dhe të fundit, mes Prishtinës e Beogradit do të përmbyllen nesër, në Baden të Austrisë. Gjasat për një marrëveshje janë pothuajse inekzistente. Qëndrimi amerikan dhe ai rus dallon shumë kur bëhet fjalë për statusin e Kosovës dhe tërë procesin.

Zyrtarët më të lartë amerikanë, përshirë edhe presidentin Bush, kanë thënë se në fund të këtyre bisedimeve Kosova do të jetë e pavarur, kurse rusët mbrojnë qëndrimin e Serbisë për një zgjidhje kompromisi me të cilën do të pajtoheshin të dyja palët si dhe për vazhdimin e paafatizuar të bisedimeve, Prishtinë- Beograd.