LAJMI I FUNDIT:

Rezerva Federale lëshon 50 miliardë dollarë në treg

Rezerva Federale lëshon 50 miliardë dollarë në treg

Njoftimin e bëri Banka Federale Rezervë e Nju Jorkut një ditë pasi Banka Qendrore Amerikane injektoi 70 miliardë dollarë në tregjet financiare pas falimentimit të bankës investuese Lehman Brothers.

Po sot, Banka Qendrore Evropiane lëshoi 70 miliarda euro në tregjet financiare, në operacionin e dytë të këtij lloji brenda dy ditësh pas kollapsit të bankës amerikane Lehman Brothers.

Dje Banka Qendrore Evropiane injektoi 30 miliardë euro në tregjet e parave, ndërsa veprime të ngjashme ndërmorën edhe bankat tjera në botë, ndërkohë që vlera e aksioneve në bursat vazhdoi të bjerë.

Sot tregu kryesor i bursave në Rusi ra mbi 10 %. Sektori më i goditur ishte nafta dhe gazi, ndërsa rënie më të madhe pësuan firmat shtetërore Gazprom dhe Rozneft.