LAJMI I FUNDIT:

Reno zvogëlon 4.000 vende pune në Francë

Reno zvogëlon 4.000 vende pune në Francë

Prodhuesi francez i automobilave "Reno" do të shkurtojë 4.000 vende pune në Francë në suaza të programit për zvogëlimin e shpenzimeve.

Kompania shpalli program për shkurtimin e 3.000 vendeve të punës në administratë ,përmes rrugës me largim vullnetar dhe një mijë vende pune në repartin në veri të Francës ku montohet "Laguna".

Zvogëlimi i numrit të të punësuarve është pjesë e planit të "Reno"-së për ruajtjen e "konkurrencës afatgjatë, në kushtet e dobësimit të klimës ekonomike", thuhet në kumtesë.

Kompania në korrik paralajmëroi shkurtimin të 6.000 vendeve të punës,me qëllim zvogëlimin shpenzimeve joprodhuese për dhjetë për qind dhe të realizimin e përfitimit të planifikuar. "Reno"-ja në pjesën e parë të vitit e rriti shitjen e automobilave për 4,3 për qind. /MIA/