LAJMI I FUNDIT:

Rënie në bursa

Rënie në bursa

Tregtimi i aksioneve në bursat ndërkombëtare ka pësuar sërish rënie, derisa dollari ka shënuar nivelin më të lartë në dy vjetët e fundit.

Humbjet në bursa reflektuan frikën mbi recesionin ekonomik dhe rënien e çmimit të komoditeteve.

Bursat evropiane ndoqën rënien në tregjet financiare aziatike dhe sigurisht atë që u regjistrua një ditë më parë në Wall Street. Gjatë mesditës në Londër zbritja ishte 3,01%, ndërsa në Frankfurt 3,27.

Në Japoni bursa u mbyll me minus 6.8 dhe në Korenë e Jugut minus 5.1.


Ulja e çmimit të komoditeteve bëri që monedha e gjelbër të këmbehej në nivelin më të lartë ndaj monedhave të tjera këto dy vjetët e fundit.

Presioni i saj në Evropë u ndje sidomos ndaj paundit britanik që u këmbye me 1.6203 dollarë. Ndërsa një euro u këmbye me 1.2919 dollarë.