LAJMI I FUNDIT:

Rënie historike e çmimit të naftës

Rënie historike e çmimit të naftës

Menjëherë pas vendimit të bankave qendrore në shtatë vende përfshi këtu edhe Bankën Qendrore Evropiane dhe Bankën Federale Amerikane, për ulje të normës së interesit, çmimi i naftës ka nisur të bjerë ndjeshëm duke shënuar kuotat me të ulëta në dhjete vitet e fundit.

Sot bursat shënuan shifra deri në 86 dollarë për fuçi, që llogaritet të jetë vlera më e ultë në tetë muajt e fundit.

Parashikohet që çmimi i naftës të shkojë deri në 84 dollarë për fuçi.

Kjo situatë vjen vetëm tre muaj pasi nafta arriti rekordin historik prej 147 dollarë për fuçi. Që nga 1 korriku çmimi i naftës është ulur me 60 dollarë.