LAJMI I FUNDIT:

Rënie e prodhimtarisë industriale për dhjetë për qind

Rënie e prodhimtarisë industriale për dhjetë për qind

Zvogëlim i prodhimtarisë industriale në Maqedoni, është realizuar në tetor për 9,9 për qind në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, lajmëroi Entit Shtetëror për Statistikë.

Sipas të dhënave zyrtare, indeksi i prodhimtarisë industriale në tetor të vitit 2008, në krahasim me tetorin e vitit 2007, arrin 90,1 pikë.

Paraprakisht në shtator, prodhimtaria industriale shënoi rritje prej 15,7 për qind, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2007.

Indeksi i prodhimtarisë industriale në periudhën janar-tetor të vitit 2008, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shënon rritje prej 8,1 për qind.