LAJMI I FUNDIT:

Rënie drastike e çmimit të naftës

Rënie drastike e çmimit të naftës

Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë në nivelin më të ulët krahasuar me 13 muajt e fundit. Një rënie e tillë vjen për shkak të druajtjes se kriza ekonomike do ta zvogëlojë kërkesën për arin e zi.

Në tregun e New York-ut një barel naftë e papërpunuar ka rënë për 2,67 dollarë, duke arritur në 75,62 dollarë për barel, që llogaritet të jetë çmimi më i ulët prej shtatorit të viti të kaluar.

Ndërkohë në tregun e Londrës nafta u lirua për 2,58 dollarë, duke u zvogëluar për 71,95 dollarë.