LAJMI I FUNDIT:

Renault me makinën që harxhon dy litra në 100 kilometra

Renault me makinën që harxhon dy litra në 100 kilometra

Kompania franceze e makinave do të paraqes konceptin e automjetit eksperimental, i cili do të harxhojë shumë pak karburant.

Shefi i dizajnit të kompanisë së Renault, Laurens van den Acker, tha se automobili i ri do të konsumojë mesatarisht rreth dy litra karburant në 100 kilometra.

Koncepti është një përgjigje ndaj sfidës që prodhuesit i kërkoi qeveria franceze, për të prodhuar modelin e vitit 2020 i cili do të ketë fuqi të specifikuar.


Van den Acker tha se ky automjet është krejtësisht i ri dhe se nuk do të jetë një modifikim i modeleve ekzistuese.

Ai nuk ka dashur të zbulojë se për çfarë lloj makine bëhet fjalë, por sugjerohet se ky automobil do të përfaqësojë një përzierje të xhipave dhe makinave sportive. /Telegrafi/