LAJMI I FUNDIT:

Reinar: Të implementohet plani i Ahtisaarit dhe rimëkëmbet ekonomia

Reinar: Të implementohet plani i Ahtisaarit dhe rimëkëmbet ekonomia

Shefi i Zyrës Franceze në largim, Thierry Reinar, gjatë një pritjeje lamtumirëse nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka thënë se detyrë e institucioneve të reja të Kosovës duhet të jetë vazhdimi i implementimi të planit të Ahtisaarit si dhe rimëkëmbja ekonomike e vendit.

Gjatë kësaj pritjeje nga Berisha, Reinar ka shprehur bindjen e tij se dokumenti i ofruar nga Treshja ndërmjetësuese për zgjidhjen e statusit të Kosovës është dokument që ofron mundësi për të besuar se do të gjendet zgjidhje. Kurse ka marrë përgjigje nga kryeparlamentari Berisha se, dokumenti po analizohet dhe shumë shpejt do të jepet përgjigje nga Grupi i Unitetit.

“Franca po bën përpjekje maksimale për të demonstruar se janë bërë të gjitha përpjekjet për të gjetur zgjidhje me marrëveshje. Nëse kjo mënyrë do të tregohet e pasuksesshme, Franca do të kërkojë që BE-ja të marrë përgjegjësinë për procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, në bashkëpunim dhe në koordinim me institucionet e Kosovës”, ka thënë Reinar, i cili ka përfunduar mandatin e tij trevjeçar në Kosovë..

Ndërkaq, kryeparlamentari Berisha, e ka falënderuar Reniar-in për angazhimet dhe mbështetjen e Francës për procesin e definimit të statusit dhe për angazhimet personale për bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Asamblesë Nacionale të Francës.


Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori