LAJMI I FUNDIT:

Rehabilitimi i lagjes “Arbëria” përfundon në vitin 2017

Rehabilitimi i lagjes “Arbëria” përfundon në vitin 2017

Instituti Gjeologjik i Kroacisë ka do të punojë nëpër katër stinët e vitit për të dhënë një raport përfundimtar se si do të bëhen rehabilitimi i vend rrëshqitjes në lagjen “Arbëria” dhe cilat parametra duhet të fitohen për t’u fituar leja e ndërtimit në atë vend.

Drejtori i drejtorisë së Infrastrukturës të Prishtinës, Hysen Durmishi, në një konferencë për media, ku është paraqitur raporti preliminar për monitorimin e vendit rrëshqitës në lagjen “Arbëria”, tha se pas problemeve dhe dëmeve të shkaktuar nga rrëshqitja e dheut, dhe pas ndërtimeve të objekteve qoftë ato me apo pa leje, komuna ka paraparë që të ndërmerr masa të cilat do të bazohen në hulumtime shkencore.

“Projekt shumë i rëndësishëm i Komunës së Prishtinës që ka të bëjë me të gjitha shqyrtimet gjeologjike për rrafshin rrëshqitës të lagjes Arbëria…tani jemi në fazën e monitorimit sepse procesi është i tillë që kalon në disa faza. Rrafshi rrëshqitës i Arbërisë ka qenë problem jashtëzakonisht i madh në Prishtinë, ku siç keni mundur me vërejt shpeshherë aty ka pas rrëshqitje të dheut të cilat kanë shkaktuar probleme edhe në infrastrukturë, edhe në objekte të cilat kanë filluar të ndërtohen atje qoftë me leje, qoftë pa leje dhe duke e parë këtë ne kemi dëshiruar që ta bëjmë një studim shumë të mirëfilltë në mënyrë që të gjitha masat që duhet të ndërmarrim në të ardhmen t’i ndërmarrim në bazë të një hulumtimi shkencor”, tha Durmishi.


Drejtori i Instituti Gjeologjik të Kroacisë, Josiph Malanic, tha se faza e monitorimit do të zgjasë një vit ku të dhënat do t’ i marrin për katër stinët e vitit dhe pas kësaj do të bëhet një raport final.

“Është kënaqësi e madhe të paraqes raporti n preliminar të masës moniturese që do të zgjasë një vit, të dhënat duhet të marrim në vitin hidrologjik do të thotë në katër stinët e vitit, pas kësaj faze do të mund të bëjmë një raport final…Pas marrjes së raportit final, atëherë do të bëjmë rekomandime se si do të bëhen rehabilitimi i vend rrëshqitjes në Arbëri dhe cilat kushte apo parametra duhet të fitohen për t’u fituar leja e ndërtimit në atë vend”, tha Malancin.

Ai gjithashtu i ka rekomanduar Komunës së Prishtinës që të angazhojë një institucion apo një kompani për të hetuar apo studiuar themelet e disa ndërtesave në zonën e rrëshqitjes.

Problem si ky i lagjes “Arbëria”, me rrëshqitjen e dheut, vetëm në qytetin e Zagrebit janë mbi 100 rrafsh rrëshqitëse të sanuar, por që sot ato nuk kanë as më të voglin problem.

Durmishi ka treguar se ai bashkë me një ekip të Komunës së Prishtinës, kanë vizituar në Zagreb këto pjesë të cilat kanë pasur po të njëjtin problem. Ai tha se duke i parë analizat preliminare të cilat janë ardhur nga instituti Gjeologjik i Kroacisë për lagjen Arbëria, problemi është shumë më i lehtë për tu zgjidhur dhe për tu bërë rehabilitimi.

Ai është shprehur i bindur që problemi i rrëshqitjes së dheut në këtë pjesë të Prishtinës, deri në vitin 2017 do të përfundojë dhe do të bëhet rehabilitimi i lagjes “Arbëria”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori