LAJMI I FUNDIT:

Refuzon t’ju bindet urdhrave të policisë në Nevada, i vërsulet atyre me thikë – qëllohet për vdekje para syve të fëmijëve

Refuzon t’ju bindet urdhrave të policisë në Nevada, i vërsulet atyre me thikë – qëllohet për vdekje para syve të fëmijëve

Një zyrtar policor në Nevada ka qëlluar për vdekje një grua para syve të fëmijëve të saj, pasi ajo në një moment i vërsulet me thikë policit.

Pamjet e kamerave të vendosura në uniformat e policisë në Nevada, shfaqin 33-vjeçaren Ariella Crawford duke ecur në skaj të rrugës në Alta Sierra me dy djemtë e saj – kur polici Caleb Toderan iu afrua, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi kur një banor i asaj zone i telefonoi policisë se një grua po ecte në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun.


Videoja e publikuar më poshtë shfaq Crawfordin që në një moment acarohet nga prezenca e policisë – duke e nxjerr një thikë me të cilën vazhdimisht i kërcënonte.

“Për arsye të panjohur, Crawford duke shumë e acaruar nga prezenca e policëve, pavarësisht se njëri prej tyre vazhdimisht i thoshte se nuk është në telashe”, ka thënë sherifi i Nevadas, Shannan Moon.

Ai madje vazhdimisht ia bën me dije se nuk do t’ia prekë fëmijët, duke i kërkuar vazhdimisht që ta largojë thikën.

“Mos i lëndoni fëmijët e mi. Nëse diçka u ndodh fëmijëve të mi, e gjithë bota do ta kuptojë”, dëgjohet duke thënë ajo.

Por situata u tensionua edhe më shumë, sa që Crawford fillon të bërtet dhe Matthew Harrison ia drejton revolen elektrike duke parë se po i rrezikohej jeta.

E kur tenton ta godet Harrison, reagon kolegu i tij duke e qëlluar disa herë me revole. Ajo çfarë është më shokuese se dëshmitarë të ngjarjes ishin djemtë e saj që panë gjithçka.

Crawford është shpallur e vdekur disa orë më vonë në spital, kurse policia ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse forca ishte përdorur në proporcion me ligjet e parapara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori