LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi e largon ‘klauzolën e frikës’ për lojtarët e huazuar

Real Madridi e largon ‘klauzolën e frikës’ për lojtarët e huazuar

E ashtuquajtur si ‘klauzola e frikës’ nuk ekziston më te Real Madridi. Sipas ‘Jugones ’, Real Madridi e ka hequr nga politika e tyre, atë kur një lojtar huazohet të mos ketë të drejtë të luajë kundër Los Blancos.

Si rezultat i kësaj, portieri Andriy Lunin do të jetë në dispozicion për të luajtur për Real Valladolid të shtunën në Bernabeu.

Kjo klauzolë vihej që lojtari i huazuar të mos luante, pasi mund të shënonte dhe të krijonte lidhje të keqe me tifozët, por edhe më gjërë.


Ai nuk pritet të fillojë nga minuta e parë, pasi Jordi Masip është vendosur si numri një i skuadrës.

Nuk ka kufizime te Valladolidi, as Jorge de Frutos dhe Javi Sanchez, që kanë ardhur nga skuadra ‘B ’e Madridit, e njohur si Real Madrid Castilla.

Përveç treshes së Valladolid, janë edhe pesë lojtarë të tjerë që do të jenë të lirë të luajnë kundër Real Madridit në LaLiga si: Borja Marojal (Levante), Sergio Reguilón (Sevilla), Martin Odegaard (Real Sociedad), Rodríguez (Leganés) dhe Takefusa Kubo (Real Mallorca) .

Ndërkohë, kjo klauzolë nuk vlen as për Dani Ceballos, Jesús Vallejo dhe Achraf Hakimi që mund të përballen me Madridin në garat evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Boks
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Premier League
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Kalo në kategori