LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid vs Atletico Madrid: Një derbi që mund të jetë vendimtar në rrugën e skuadrave drejt titullit

Real Madrid vs Atletico Madrid: Një derbi që mund të jetë vendimtar në rrugën e skuadrave drejt titullit

Derbi tjetër në Madrid, ai mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, do të zhvillohet sot në mbrëmje, ndërsa  do të ndihet ndryshe për shumë arsye.

Arsyeja e parë është se derbi do të zhvillohet në stadiumin “Alfredo Di Stefano” pa asnjë tifoz.

Los Blancos do të kërkojë të bëjë tre fitore radhazi, pasi kanë mposhtur Sevillan dhe Borussia Monchengladbach në dy ndeshjet e tyre të fundit.


Këto dy rezultate kanë ftohur fjalët që silleshin rreth punës së Zinedine Zidane, e që  mbante ekipin dhe francezin nën presion.

Pritet që Zidane të mos bëjë ndonjë ndryshim të madh për derbin e Madridit, me një grup të reduktuar lojtarësh që kanë bërë punën të mirë në ndeshjet kundër Sevilla dhe Gladbach.

Trajneri francez do të ketë më shumë opsione, pasi Fede Valverde dhe Dani Carvajal janë kthyer në dispozicion.

Ajo që është e qartë është se Real Madrid nuk ka mundësi të humbasë ndaj Atletico të shtunën në mbrëmje.

Los Rojiblancos aktualisht janë në krye të La Ligas, ndërsa skuadra e Diego Simeones do të vijë në këtë ndeshje me shumë besim pasi arritën të ë rezervojnë një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira në Evropë,pas fitores 2-0 ndaj Red Bull Salzburg në mesjavë.

Atletico është në një seri prej shtatë ndeshjesh pa humbje, dhe një nga aspektet më mbresëlënëse ka qenë mënyra në të cilën ata kanë luajtur në këto ndeshje.

Koke dhe Joao Felix po lulëzojnë në këtë stil të bazuar në posedim të topit, plus që ata gjithashtu kanë një Nr.9 si Luis Suarez që ndjell frikën në mbrojtjen e kundërshtare.

Sulmuesi uruguaian di si t’ia bëjë të vështirë jetën Real Madridit, siç ka bërë në shumë raste gjatë kohës së tij te Barcelona, ​​ndërsa ka një lojtar në radhët e Atletico, që kërkon të hakmerret ndaj Los Blancos, ai është Marcos Llorente .

Nëse Los Rojiblancos fitojnë sonte në Di Stefano, ata do të dalin në një epërsi prej nëntë pikësh ndaj rivalëve të tyre të qytetit, pasi tashmë ata kanë krijuar tashmë një hendek prej 12 pikësh me Barcelonën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim

Premier League
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Zbulohet shifrat saudite nga e cila Real Madridi rrezikon të humbasë Vinicius Jr këtë verë

Ligat tjera
Kalo në kategori