LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Messit kur mësoi se kishte shënuar het-trikun e 50-të në karrierë tregon që ai është lojtar që mendon vetëm për skuadër

Reagimi i Messit kur mësoi se kishte shënuar het-trikun e 50-të në karrierë tregon që ai është lojtar që mendon vetëm për skuadër

Sezoni 2020/21 ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për Lionel Messi në aspektin individual.

Ndërsa Barcelona dështoi të fitonte La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, lojtari  kryesor i ekipit ishte pa dyshim futbollisti më i mirë në planet gjatë gjithë edicionit.

Në 47 paraqitjet e tij në të gjitha garat, Messi shënoi 38 gola, përfshirë edhe një trofe pasi morën Kupën e Mbretit duke mposhtur në final Athletic Bilbaon me rezultat 4-0.


33-vjeçari gjithashtu kontribuoi me 14 asistime në sezonin 2020/21.

po Por të kthehemi edhe një herë në shkurt të vitit 2019, kur ylli i Barcelonës shkëlqyeu me het-trik ndaj Sevillas në fitoren 4-2, ku ishte edhe het-triku i tij i 50-të në karrierë.

Pas ndeshjes që ishte e vlefshme për edicionin 2018/19 në La Liga, Messit i treguan se kishte bërë një arritje të madhe, por përgjigja e tij ishte thjesht e shkëlqyer.

“E dini që ky ishte het-triku juaj i 50-të?”, u pyet super ylli i Barcelonës gjatë rrugës për në dhomën e zhveshjes.

“Oh, a ishte?”, u përgjigj Messi.

“Po, 50 tashmë. Unë mendoj se janë gjashtë me Argjentinën dhe pjesa tjetër me Barcelonën”, i tregojnë atij.

Messi u përgjigj: “Po? Unë nuk e dija statistikat.  Por mirë …  ne morëm tre pikë të reja!”.

https://twitter.com/MessiIizer/status/1399351181789601797

Gjashtë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ as nuk e dinte që ishte het-triku i tij i 50-të në karrierë.

Në vend të kësaj, Messi ishte shumë më i interesuar për faktin që Barcelona kishte marr tre pikë vendimtare në Sevilla.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë
Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Shqipëria e pandalshme, Asani shënon për ta kompletuar rikthimin

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori