Deklarata e përbashkët e liderëve të shteteve kryesore të Bashkimit Evropian pas takimit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ngjallur reagime të shumta.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor dhe që Serbia të jetësojë njohjen de-facto.
Për themelimin e Asociacionit BE-ja i ka propozuar një draft Kosovës më 21 tetor, për të cilin Kurti ka thënë se ka pranuar që ta nënshkruajë.
E kjo ka ngjallur reagimin e opozitës dhe shoqërisë civile në Kosovë, të cilët e kanë fajësuar kreun e ekzekutivit kosovar se ia ka humbur Kosovës 10 vite me protesta të dhunshme kundër ‘zajednicës’.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se partia në pushtet ka fituar vota në zgjedhjet e fundit “për të mos bërë kurrfarë zajednice, as asi, as ksi”.
“Nuk e bën ‘zajednicën’ kur aleatët u kërkonin ta bënin sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, ku kjo e fundit e thotë qartë se asociacioni bëhet kur Gjykata Kushtetuese thotë se ‘statuti i asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës’. Tani, për të mbetur në pushtet, pranojnë propozimin për ‘zajednicën’ që u vihet në tavolinë me stilin merre ose lëre”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ndërsa Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, duke komentuar deklaratën e tre liderëve evropianë ka thënë se “këtë fitore Kosova ka mundur ta kishte në xhep edhe në 2020, 2021 dhe 2022”.
“Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor dhe që Serbia të jetësojë njohjen de-facto”.
“Këtë fitore Kosova ka mundur ta kishte ne xhep edhe ne 2020, 2021 dhe 2022. Katër vite të shkuara dëm për të arritur në të njëjtin destinacion. Së paku më s’ka dyshime se Albin Kurti dhe Besnik Bislimi e pranuan në mënyrë publike dhe pa akuivoke themelimin e Asociacionit. Dhe mirë që e pranuan një të vërtetë të cilën të gjithë e kanë ditur, por që s’kanë pasur guxim ta pranojnë”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
E analisti kosovar dhe themeluesi i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se marrëveshja bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk bën të pranohet pa u nënshkruar.
“Serbia po dëshiron në esencë përmes mosnënshtrimit ta trajtojë këtë marrëveshje sikurse Pakon e Ahtisarit, pra të marr prej saj çfarë i konvenon dhe të tjerat të mos i zbaton”, ka shkruar Peci në Facebook.
Mirëpo sipas tij, as nënshkrimi i dy palëve nuk është i mjaftueshëm.
“Këtë së paku na tregon edhe përvoja e deritanishme e negociatave, pasi ato i kanë nënshkruar shumë marrëveshje të cilat nuk i kanë zbatuar, duke përfshirë këtu edhe asociacionin. Prandaj, ajo duhet të nënshkruhet edhe nga garantuesit e saj, në mënyrë qe ajo të zbatohet”, ka shtuar Peci.
Prandaj, ai ka thënë se BE-ja dhe SHBA-të duhet të marrin tani hapa vendimtarë për detyrimin e palëve për zbatimin e marrëveshjes, “përndryshe konfliktin e kemi në derë të shtëpisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë