LAJMI I FUNDIT:

RDK: Lufta për shtet dhe jo pushtet

RDK: Lufta për shtet dhe jo pushtet

Rilindja Demokratike Kombëtare i është drejtuar Telegrafit në Maqedoni me një komunikatë ku ju bën thirrje qytetarëve që të mobilizohen për kontributin e tyre maksimal për shtet, sundim të ligjit, fuqizim të institucioneve, zgjidhje të çështjeve kruciale në vend, dhe të lejnë anash luftën 25 vjeçare për pushtet.

”Rilindja Demokratike Kombëtare ka mbajtur qëndrim konsistent në lidhje me situatën politike në vend dhe në kontinuitet ka theksuar se vendi ndodhet në një nga krizat më të thella që nga pavarsimi i vendit e deri më sot. Kjo situatë kërkon urtësi, largëpamësi, dhe përgjegjësi mjaft serioze nga të gjith subjektet politike në vend dhe për këtë arsye kërkohet mobilizim i jashtëzakonshëm i të gjith forcave progresive në vend për të dhënë kontribut në zgjidhjen e krizës politike në vend. Lufta politike duhet detyrimisht të bëhet për shtet, dhe jo për pushtet, sepse kompleksiteti i krizës politike në vend nuk mundëson hapësirë për sjellje identike 25 vjeçare të luftës për pushtet.
Rilindja Demokratike Kombëtare fton të gjitha forcat progresive në vend që të mobilizohen bashkarisht të japin kontributin e tyre maksimal për shtet, sundim të ligjit, fuqizim të institucioneve, zgjidhje të çështjeve kruciale në vend, dhe të lejnë anash luftën 25 vjeçare për pushtet. Logjikimi momental i partive politike maqedonase dhe shqiptare se në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të marrim pushtetin dhe do të bëjmë kështu apo ashtu, janë jo vetëm naive por edhe destruktive. Maqedonia duhet të përgatitet për mobilizim të të gjitha forcave progresive për një qeveri të zgjeruar të fuqishme, që do të luftojë për shtet, dhe jo të përgatitet për luftë që dikush të marr pushtetin në zgjedhjet e parapara për më 11 dhjetor. Maqedonia ka nevojë për zgjidhje, dhe jo zgjedhje!” (sic) shkruajnë nga RDK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori