LAJMI I FUNDIT:

Raundi i ri i dialogut, Lajçak takohet sot me Osmanin e Kurtin

Raundi i ri i dialogut, Lajçak takohet sot me Osmanin e Kurtin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Kjo vizitë e tij vjen në kohën kur në procesin e dialogut ka pasur zhvillime të reja, dhe ka për synim përgatitjen e raundit të ri të këtij procesi.

Lajçak gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë pritet të takohet me krerët e institucioneve shtetërore.


Fillimisht emisari i BE-së do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani. Sipas njoftimit për media thuhet se takimi mes Osmanit e Lajçakut do të nis në orën 14:10.

A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje?
Lexo po ashtu A do ta nënshkruajnë Kosova dhe Serbia më në fund një marrëveshje?

Pas takimit me Osmanin, Lajçak do të zhvilloj një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi do të nis në orën 16:00 në ndërtesën e Qeverisë. Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.

Vizita e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd vjen pas takimit të 27 shkurtit, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranuan planin evropian për normalizimin e raporteve. Bartësit e dialogut po ashtu u shprehën të gatshëm të punojnë në planin për zbatimin e këtij propozimi.

Rundi i ri i dialogut është caktuar të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas BE-së, qëllimi kryesor tani është që palët të arrijnë pajtim rreth një plani si dhe të modaliteteve për zbatimin e propozimit evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori