LAJMI I FUNDIT:

Rastet e reja me sëmundje malinje, të sëmurët me TBC, sëmundjet ngjitëse e stafi shëndetësor – ASK jep të dhënat për shëndetësinë

Rastet e reja me sëmundje malinje, të sëmurët me TBC, sëmundjet ngjitëse e stafi shëndetësor – ASK jep të dhënat për shëndetësinë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shëndetësisë” për vitin 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike dhe private, si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Numri i rasteve të reja, të identifikuara me sëmundje malinje dhe beninje, gjatë vitit 2021, ishte 3 270, ndërsa numri i personave të trajtuar gjatë vitit 2021 ishte 4 041 persona.


Ndërsa, numri më i madh i të prekurve me sëmundje malinje dhe beninje i përkiste grup-moshës 65- 69 vjeçare, me gjithsej 474 raste.

Sipas ASK-së, numri i dializave të realizuara gjatë vitit 2021, në të gjitha spitalet publike të Kosovës, ishte 117 431.

Ndërsa, numri i shërbimeve nga qendrat profesionale të shëndetit mendor ishte 110 512.

Numri i të prekurve me TBC ishte 447 persona, prej tyre: 192 ishin femra dhe 255 meshkuj.

E numri i të vdekurve nga sëmundjet ngjitëse ishte 1 690 persona, ku numri më i madh i të vdekurve ishte nga COVID-19 me 1 655 raste.

Numri i personelit mjekësor, i angazhuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, që trajtuan pacientët me COVID-19 ishte 1 951 persona.

Në bazë të odave të profesionistëve shëndetësorë, në Kosovë ka 34 468 punonjës shëndetësorë të licencuar, nga ta: 24 571 janë femra si dhe 9 897 meshkuj.

“Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 852 , prej tyre 29 spitale dhe 1 823 institucione të tjera shëndetësore si: ambulanca, poliklinika, laboratorë, kabinete etj.

Nga gjithsej 1 823 institucioneve private shëndetësore të licencuara, numrin më të madh e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 417 prej tyre”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2021, ishte 13 448 të punësuar, prej tyre: 2 776 mjekë specialistë; 7 707 infermierë; dhe 2 323 staf jo-mjekësorë.

Në vitin 2021, në Qendrat e Mjekësisë Familjare ishin 3 168 800 vizita mjekësore, prej tyre: 226 822 ishin vizita stomatologjike; 1 301 151 ishin shërbime laboratorike; dhe 5 351 537 ishin intervenime dhe shërbime të veçanta.

Ndërkaq, në Spitalet e Përgjithshme kishte: 319 824 ditë shërimi; 73 253 pacientë të shtrirë; dhe 15 091 të operuar. Po ashtu, janë realizuar edhe 715 185 vizita ambulantore.

Gjatë vitit 2021, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë qenë: 408 551 ditë shërimi; 90 595 pacientë të shtrirë; dhe 15 034 janë operuar.

Gjithashtu, janë realizuar: 414 317 vizita ambulantore; 1 806 540 shërbime laboratorike.

Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës(QKSUK) ishin realizuar 257 009 shërbime stomatologjike në total, prej tyre: rreth 45 073 vizita kontrolluese; 141 593 shërbime të ofruara; si dhe 61 526 aktivitete për pacientët jashtë Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori