LAJMI I FUNDIT:

Rashkaj: Kënaqësi të rikthehem te Kosova, jemi optimistë për dy ndeshjet kualifikuese

Rashkaj: Kënaqësi të rikthehem te Kosova, jemi optimistë për dy ndeshjet kualifikuese

Anel Rashkaj ka folur në konferencën për shtyp pas stërvitjes së sotme (e hënë) të Përfaqësueses së Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës po zhvillon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, kundër Malit të Zi më 7 qershor dhe Bullgarisë me të 10-tin.


Për këto dy ndeshje ka folur ish-kapiteni i Kosovës, Rashkaj, i cili ka thënë se është i kënaqur me rikthimin, ndërsa është optimistë për rezultate pozitive.

Kosova vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për EURO 2020, dy yjet e Superligës i bashkohen ekipit të Challandes në stërvitje
Lexo po ashtu Kosova vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për EURO 2020, dy yjet e Superligës i bashkohen ekipit të Challandes në stërvitje

“Për mua është kënaqësi që jam sërish pjesë e Përfaqësueses”, ka thënë fillimisht Rashkaj në konferencën pas stërvitjes.

“Tani në grup janë shumë lojtarë që më parë nuk kanë qenë, por mendoj se kualiteti tani është shumë më i lartë”.

Challandes duke dhënë instruksionet e tij në stërvitje (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Shumicën e tyre i njoh, pasi i kam ndjekur të gjitha ndeshjet dhe më kanë pritur shumë mirë”.

“Ekipi është në një seri të mirë. Kundër Bullgarisë munguan vetëm tre pikët sepse loja ishte shumë e mirë”.

“Nëse i marrim parasysh ndeshjet e deritashme duhet të jemi optimistë”, përfundoi ish-kapiteni i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori