Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt në nëntorin e vitit 2023 dhe raportimi në shumë media dhe më pas publikimi i informatave edhe në rrjete sociale edhe për jetën e saj private duke rikthyer edhe “momentet kur ajo ishte martuar”, ishin shkelje flagrante e raportimit etik dhe profesional.
Shumë media nuk kanë respektuar Kodin etik sidomos në tema të tragjedive, aksidenteve, incidenteve, privatësisë e mbrojtjes së fëmijëve dhe të miturve.
Të gjitha mediat online që janë anëtare e Këshillit të Mediave të Shkruara duhet të respektojnë Kodin etik. Dhe ky Kod në nenin VI specifikisht thotë:
“Mediat e shkruara asnjëherë nuk duhet t’i publikojnë emrin, atësinë/amësinë dhe mbiemrin, fotografi, video apo imazhe të tjerë të fëmijëve nën moshën 18 vjeçare, të cilët janë të përfshirë apo ndërlidhur me/në aksidente, incidente, dhunë, vepra penale, fatkeqësi natyrore apo veprime të tjera”.
Por, fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh në shumë raste dhe kemi parë raste të shkeljes së privatësisë gjatë raportimit.
Ky nen në KMSHK është edhe më specifik: “kur shfaqen fëmijët, atëherë obligohen që t’i mbulojnë fytyrat, shenjat dalluese të fëmijës, apo rrethanat tjera që mund ta identifikojnë fëmijën (psh: shtëpia ku banon, shkolla ku vijon mësimin, lagjja ku banon etj.)”.
Mirëpo kjo nuk kishte ndodhur në rastin e raportimit për rastin e Liridona Ademajt edhe me publikimin e imazheve të fëmijëve të saj, pamje nga dasma kur ajo ishte martuar vite më parë e deri të momentet tjera specifike që ajo kishte publikuar në rrjetet sociale nga jeta personale e saj.
“Trajtimi i rrëfimeve te tragjeditë personale duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë publik mbi çështjen. Nëse interesi publik është i lartë, atëherë ndaj fëmijëve të prekur nga tragjedia duhet pasur qasje mirëkuptimi, mbrojtje të privatësisë, mbulim të fytyrës, dhe diskrecion”, thuhet në Kodin etik të KMShK-së.
Madje KMShK-ja kishte bërë edhe një qëndrim për raportimin etik të mediave në situata të ndjeshme, të krizës dhe tragjedi.
“Raportimi në situata të ndjeshme, të krizës dhe në tragjedi kërkon kujdes, ndjeshmëri e profesionalizëm. Veçanërisht javët e fundit gazetarë kanë raportuar për situata krize brenda dhe jashtë vendit, me ç‘rast Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka evidentuar raportime që shkelin kodin etik, përkatësisht kanë probleme të theksuara etike”, thuhej në këtë qëndrim.
Shumë organizata ndërkombëtare që merren me mediat dhe gazetarët, por edhe mekanizma tjerë kanë udhëzues specifikë për tema që janë të ndjeshme e edhe ku raportohet dhe për fëmijët.
UNICEF ka zhvilluar parime dhe udhëzime për të ndihmuar gazetarët të raportojnë për çështjet e fëmijëve në një mënyrë që u mundëson atyre t’i shërbejnë interesit publik pa cenuar të drejtat e fëmijëve.
“Raportimi i medias për fëmijët dhe të rinjtë nuk duhet t’i vërë ata kurrë në rrezik. UNICEF ka zhvilluar parime dhe udhëzime për të ndihmuar gazetarët të raportojnë për çështjet e fëmijëve në një mënyrë që u mundëson atyre t’i shërbejnë interesit publik pa cenuar të drejtat e fëmijëve. Këto janë gjashtë parime gjithëpërfshirëse; gjashtë udhëzime për intervistimin e fëmijëve; dhe shtatë parime për raportimin për çështjet e fëmijëve”- thekson UNICEF.
Një tjetër rast për të cilin u kërkua nga mediat që të kenë kujdes ishte vdekja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu në Podujevë.
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, kishte kërkuar pas raportimit të këtij rasti në media dhe rrjete sociale që të largohen pamjet filmike të publikuara.
“Pamjet filmike dhe imazhet të cilat shfaqin viktimën dhe të dyshuarit të mitur nuk janë në interes të publikut dhe në funksion të raportimit etik e profesional. Kapitulli VI i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës ‘Trajtimi i tragjedive personale, mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve’ specifikisht rregullon raportimin e rasteve të tilla, duke kërkuar trajtim të kujdesshëm dhe diskret të tyre, mbrojtje të privatësisë dhe respektim të dhimbjes së familjeve të tyre. KOMF do të parashtrojë ankesë tek organet kompetente lidhur me raportimet për këtë rast”.
Mediat duhet të respektojnë Kodin etik të KMShK-së dhe natyrisht duhet të jenë të përgjegjshme për peshën e rëndësinë që kanë në shoqëri.
(Teksti i plotë fillimisht është publikuar në www.kallxo.com).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët