LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Progresit “shuplakë” Qeverisë, për zhvillimin ekonomik

Raporti i Progresit “shuplakë” Qeverisë, për zhvillimin ekonomik

Plot 66 herë i është tërhequr vërejtja Qeverisë së Kosovës nga Komisioni Evropian (KE) për korrupsion. Po ashtu, 23 herë tjera thuhet se nuk është arritur “asnjë progres”, ndërsa 33 herë tjera thuhet se zhvillimet janë “në fazën fillestare”.

Ky po del të jetë një nga shkaktarët kryesorë përse më së shumti fjala “asnjë progres” i referohen sektorëve kyçë të zhvillimit të shtetit, në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

“Nuk ka pasur progres në punësim, në politikat sociale dhe shëndetësore, 35,3 për qind apo më lart, papunësia vazhdon të jetë prej problemeve kryesore socio-ekonomike të vendit”, thuhet ne raport ndër të tjera.


Ky raport i KE-së hedh poshtë edhe pritjet e Qeverisë për rritje ekonomike prej 4 për qind, pasi aty thuhet se do të mundë të ketë 0,9 për qind. Vërejtja tjetër është te politikat fiskale ad-hoc, ku potencohet se vetëm se kanë përkeqësuar zhvillimin e biznesit dhe konkurrencën.

KE-ja rekomandon që për të përmirësuar ekonominë funksionale të tregut duhet që të ketë siguri të qëndrueshme fiskale, të përshpejtohet privatizimi dhe ristrukturimi i ndërmarrjeve publike. Gjithashtu vlerësohet se në konkurrencën vendore nuk ka pasur ndonjë progres dhe rekomandimet janë që sa më shpejt të funksionalizohet Komisioni i Konkurrencës dhe të rinis punën sa më shpejt që është e mundur.

Ndërkaq, konkurrenca me tregjet e Unionit Evropian gjithashtu është njëra prej pikave në të cilën nuk është arritur asnjë progres. Raporti thotë se Kosova është në fazën e hershme të arritjes së kapacitetit për t’i bërë ballë presionit të konkurrencës dhe forcave të tregut në Union. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit

Ekonomi
Kalo në kategori