LAJMI I FUNDIT:

Rap artisti i ri Andi sjell këngën “Hip hop”

Rap artisti i ri Andi sjell këngën “Hip hop”

Rap artisti Andi Spahija ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Hip hop” mban titullin kënga e tij e re, e cila është punuar nga Lyric Master dhe Feriko.


Për tekstin është kujdesur vet reperi, duke vendosur ta titullojë atë me emrin e zhanrit të cilin e kultivon.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë këngës.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Ftoft” dhe “1 përshëndetje”, janë dy këngët paraprake të reperit, të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Andi ka paralajmëruar edhe shumë projekte të reja këtë vit, të cilat pret t’i lansojë në muajt në vazhdim. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3vLr8Z_EjKg