LAJMI I FUNDIT:

“Rambo” në shkollë

“Rambo” në shkollë

Një student i një shkolle të lartë në veri-lindje të Spanjës, në përpjekje për t’i argëtuar kolegët dhe profesorët e tij, është paraqitur në mësim i veshur si heroi i filmave, Rambo, bën të ditur agjencia EP.

Studenti i quajtur Ivan (22-vjeçar) është paraqitur në shkollën e Igualadës, i veshur në uniformë dhe i armatosur me pushkë të plastikës dhe me një revole lodër.

Megjithatë, duket se zyrtarët e shkollës nuk kishin “dell” për humor, andaj këtë veprim të tij e kanë marrë shumë seriozisht – dhe e kanë ftuar policinë, të cilët ishin paraqitur shumë shpejt në këtë shkollë – të armatosur deri në dhëmbë.

“Shakaja ime ishte goxha e rrezikshme, për shkak të ngjarjeve që po ndodhin në vende të tjera”, ka thënë Ivan, duke kujtuar ngjarjet tragjike nëpër shkolla të ndryshme.


Për shkak të kësaj shakaje të pakripë, ai është suspenduar dy javë nga shkolla – ka bërë të ditur një zyrtar i shkollës, i cili ka shtuar se bëhet fjalë për një student të urtë, që nuk kishte bërë probleme deri më tash. /Telegrafi/