Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se ka teste të mjaftueshme, përmes të cilave detektohet varianti Omicron i coronavirusit.
Sipas tij, ekipet shëndetësore po vazhdojnë të bëjnë mbikëqyrjen e këtij varianti.
“Neve na mbetet të vazhdojmë punën në ruajtje të shëndetit”, tha shkurt Ramadani.
Më 26 dhjetor, Kosova ka detektuar nëntë rastet e para me variantin Omicron të koronavirsit.
Testimi ishte duke u kryer me kit-e shtesë që kanë pranuar përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë. IKSHPK më 23 dhjetor kishte paralajmëruar se do të pajisej me këto kite, me qëllim që të detektojnë variantin e ri Omicron.
Ndërkaq, infektologu Arben Vishaj, në një prononcim për media tha të martën se një prej të infektuarve me Omicron, që kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë, kishte kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive, por tani ai është liruar për trajtim në shtëpi.
“Aspektet klinike kanë qenë manifestime të një COVID-i me formë të lehtë klinike. Ky pacient tri ditë më përpara ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara ku edhe punon. Gjendja e tij e përgjithshme ka qenë një simptomatologji e prekjes së rrugëve të frymëmarrjes. Është marrë testi për COVID, që ne e marrim në mënyrë rutinore, pas testimit nga IKSHPK ka rezultuar se është pozitiv për Omicron. Përndryshe, sot kemi komunikuar me pacientin, gjendja e tij është stabile, nuk ka ndonjë përkeqësim”, tha Vishaj.
Ndërkaq, situata epidemiologjike në Kosovë është e qetë.
Më 27 dhjetor janë regjistruar katër raste të reja me coronavirus, ndërkaq raste aktive janë 343.
Deri më tani, 780,765 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat.
Ministria e Shëndetësisë, më 27 dhjetor njoftoi se të gjithë qytetarët që kanë marrë dy dozat e vaksinës para tre muajsh, mund ta marrin dozën përforcuese.
Ekspertët shëndetësorë në Kosovë kanë thënë se simptomat e gripit stinor dhe variantit Omicron janë të ngjashme, prandaj ata kanë kërkuar që diferencimi të bëhet përmes testeve laboratorike.
Ndërkaq, disa studime të kryera në botë kanë sugjeruar se varianti Omicron mund të jetë më i lehtë se Delta, i cili aktualisht është variant dominues në Kosovë.
Më herët gjatë dhjetorit, Kosova dërgoi mbi 70 mostra pozitive për analizim në një laborator në Gjermani për të parë nëse në to kishte prani të variantit Omicron.
Ky variant i ri i COVID-19 fillimisht u detektua në Afrikën e Jugut në muajin nëntor. Që atëherë është përhapur në mbi 90 shtete të botës.
Omicroni besohet se transmetohet më shpejt se variantet paraprake të COVID-19, por shkencëtarët ende nuk kanë përcaktuar nëse ai shkakton sëmundje më të rëndë apo nëse shmang mbrojtjen që ofrojnë vaksinat ekzistuese kundër koronavirusit.
Raste me Omicron janë regjistruar edhe në vendet e rajonit: Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker