Rama, Zaev dhe Vuçiq në tetor do të diskutojnë për formimin e “schengenit të vogël”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, në fillim të muajit tetor në Beograd do të diskutojnë për zhvillim të përbashkët ekonomik, në takimin që do të mbahet për të formuar të ashtuquajturën “Shengeni i vogël”.
“Çdo shtet në Ballkanin Perëndimor është i vogël për të tërhequr investues global, pa të cilët është e pamundshme të sigurohet zhvillim ekonomik. Por, së bashku mund të jemi më konkurrues, si drejt BE-së, po ashtu edhe për tregjet tjera botërore. Kjo qartë është treguar edhe në rastin me hapjen e kompanisë së re të ‘Volkswagen'”, tha sot zv.kryeministrja serbe Zorana Mihajloviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo shtoi se nuk bëhet fjalë për krijimin e ndonjë “Jugosllavie të re” ose “Ballkani të madh”, por për zbatimin e logjikës së pastër ekonomike, e cila mund të sigurojë jetë më të mirë për qytetarët.
“Ajo që duhet të bëjmë çdo njëri prej neve është të largojmë gjitha tatimet e brendshme dhe barrierat doganore për transport të mallrave, në mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e në këtë mund të kemi mbështetje nga bashkësia transportuese, selia e së cilës është hapur në Beograd”, tha Mihajlloviq.
Mihajlloviq e cila njëkohësisht është ministre për Ndërtimtari, Transport dhe Infrastrukturë, vlerësoi se do të ishte mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor të ketë politikë infrastrukturore të harmonizuar.
“Ndoshta hapi i parë në këtë drejtim mund të jetë krijimi i një rrjeti rajonal të ngarkuesve për makinat elektrike, pasi bëhet fjalë për teknologji të së ardhmes, si dhe një pikë pagese për rrugët, e cila do të mundësojë që qytetarët tonë të kalojnë rampat pa u ndalur”, tha Mihajlloviq.
Ndryshe, presidenti serb dje në kuadër të Asamblesë Parlamentare të OKB-së në New York, tha se Zoran Zaevi dhe Edi Rama më 9 dhe 10 tetor do të qëndrojnë për vizitë në Serbi, me çka do të diskutohet për tema të ndryshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës