LAJMI I FUNDIT:

Rama publikon foto nga punimet në Xhaminë e Plumbit në Shkodër: Një tjetër destinacion turistik

Rama publikon foto nga punimet në Xhaminë e Plumbit në Shkodër: Një tjetër destinacion turistik

Problemi shumëvjeçar i përmbytjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër po gjen zgjidhje në kuadër të projektit që po zbatohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, monument kulture i kategorisë së parë, ndërtuar në vitet 1773-1774 nga Mehmet pashë Bushati (Plaku).

Rama shprehet se puna vijon për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik.


Problemi i përmbytjes do të mënjanohet përmes një sistemi drenazhimi, të organizuar mirë rreth ndërtesës dhe përmes krijimit të një sistemi kullimi të sigurt.

Xhamia po i nënshtrohet restaurimit, duke ruajtur çdo element që e bën këtë ndërtesë unike, duke përdorur teknika dhe materiale origjinale.

Protokolli për restaurimin e Xhamisë së Plumbit u nënshkrua nga ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Turqi në janar 2021.

Në kuadër të projektit të restaurimit, do të ndërtohet minarja, do të rinovohet mbulesa e plumbit si dhe do të realizohen punime suvatimi dhe druri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori