LAJMI I FUNDIT:

Rama: Kush bën krime elektorale do ta përjashtojmë përjetë

Rama: Kush bën krime elektorale do ta përjashtojmë përjetë

Kryeministri Rama paralajmëroi ashpërsimin e ligjit për krimet zgjedhore nga Saranda ku prezantoi kandidatin socialist për kryebashkiak.

“Ka një ligj për dekriminalizimin. Kush bën krime elektorale jo vetëm që dënohet me burg, por nuk punon më në administratë për 10 vjet. Do ta bëjmë 20, për jetë. Meqë ata thonë që ne bëjmë krime zgjedhore. Ne jemi gati që ta ndalojmë për gjithë jetën”, tha Rama.

Më herët Rama ishte në Konispol, ku foli për dy projekte me rëndësi të madhe për zonën: “Do mbyllim dy çështje të rëndësishme për këtë zonë: Liqeni i Njanjarit dhe rruga Shkallë Xarrë”, tha ai.


Ndërsa nga Finiqi premtoi shkurtimin e rrugës Sarandë Athinë, në 30 minuta, duke ndërtuar aeroportin e Sarandës.

“Një projekt që do shkurtojë rrugën më Athinën nga 7 orë në gjysmë ore”, tha ai.

Pa harruar mesazhin e tij se më 30 qershor do të votohet Rama foli per zgjedhjet.

“Në 30 qershor Shqipëria do bëjë zgjedhje. 30 qershori do jetë një ditë normale, edhe sikur të ketë shfaqje sporadike, apo orvatje të dëshpëruara pasi nuk do e bllokojnë dot procesin”, tha Rama. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori