LAJMI I FUNDIT:

Rama: Kosova në UEFA, urime vëllazërore

Rama: Kosova në UEFA, urime vëllazërore

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Kosovën e cila sot mori lajmin e shumëpritur për pranimin në UEFA.

Rama me këtë rast i ka përgëzuar të gjithë ata që sipas tij, kanë punuar për këtë arritje siç e quan ai kaq të rëndësishme.

“Kosova ne UEFA! Urime vëllazërore dhe një Big Like gjithë atyre qe punuan për këtë arritje kaq të rëndësishme ‪#‎ForcaKosove “, ka shkruar Rama në Facebook.