LAJMI I FUNDIT:

Rama: Më kanë lënduar gënjeshtrat e Ramushit dhe Albinit, VV punoi për rrëzimin e qeverisë sime

Rama: Më kanë lënduar gënjeshtrat e Ramushit dhe Albinit, VV punoi për rrëzimin e qeverisë sime

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë  se asnjëherë nuk ka marrë anë në luftën e brendshme politike në Kosovë. Ai ka thënë se ka heshtur gjatë luftës politike në kohë të pandemisë përkundër që aktivistët e VV-së kanë punuar që të rrëzojnë qeverinë e tij në Shqipëri.

“Nuk kam marrë ndonjëherë anë në Kosovë.’’, ka thënë ai.

“Aktivistët në fjalë [LVV] kanë ndërrmarë aksione për të rrëzuar qeverinë time. Nuk besoj se iu ka mbetur hatri që nuk mbrojta qeverinë e tyre’’, shton Rama.


Ai tregon edhe për raportet e tij me Kurtin, dhe ka thënë se e kanë lënduar gënjeshtrat e tij.

“Ajo që më ka lënduar shumë nga Ramushi është gënjeshtra. Ajo që më lëndon nga Albini është gënjeshtra. Unë me këtë kam shumë problem. Gënjeshtra publike kur flasin për çështjen e tatrit. Çka do të thotë kjo? Nuk do të thotë se policët duhet të mbronin teatrin dhe jo rrëznimin. Nga kush ta mbrojnë? Nga hajdutët?’’, tha Rama, në emisionin Pressing në T7.

“Ai ka bërë krahasime të mija me Sllobodanin. Çfarë i kam bërë unë monumenteve të kulturës, ju ka bërë Millosheviqi. Këto janë fakte. Kur më dalin përballë dhe më thonë jemi gabim, jam ok. Të përplasemi me fakte dhe debate, jam ok. Por për të përdorur tribunat për të nxjerrë më të keqen e qenies njerëzore për të nxjerrë ato që na ka dhuruar Zoti në mënyrën më të keqe, këtë nuk mund ta toleroj.’’, thotë Rama.

Tutje Rama ka thënë se nëse Kurti kërkon fitore bindëse në Kosovë, kjo nuk e bën atë autokrat.

‘’Është e drejtë e Kurtit që të kërkojë 51%. Nëse e fiton me vota nuk je autokrat. Ka dallim’’, thotë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori