LAJMI I FUNDIT:

Radiçova: Sllovakia do ta njohë Kosovën nëse Prishtina dhe Beogradi merren vesh

Radiçova: Sllovakia do ta njohë Kosovën nëse Prishtina dhe Beogradi merren vesh

Ish-kryeministrja e Sllovakisë, Iveta Radiçova, i tha Radios Evropa e Lirë se njohja e pavarësisë së Kosovës, nga vendi i saj, varet nga përfundimi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.


“Do të presim përfundimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse arrijnë një marrëveshje – Sllovakia do ta pranojë atë”, tha Radiçova në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Ajo tha se BE-ja duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që po përballen “me shumë fatkeqësi, përfshirë edhe varfërinë e madhe, para së gjithash në Kosovë por edhe në Bosnjë e Hercegovinë”.

“Duhet të ndihmojmë në rimëkëmbjen dhe ndërtimin e infrastrukturës ekonomike. Në të kundërtën, qytetarët e këtyre vendeve do të jenë çdo ditë e më të pakënaqur”, tha Radiçova.

Ajo gjithashtu tha se “entuziazmi i qytetarëve të vendeve të Ballkanit me BE-në po bie për shkak se nuk shohin një përmirësim të prekshëm në jetën e përditshme”.

Sllovakia është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur prej vitit 2008.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori