LAJMI I FUNDIT:

“Radical Optimism” i Dua Lipës është zyrtarisht albumi numër një më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar

“Radical Optimism” i Dua Lipës është zyrtarisht albumi numër një më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar
Foto: Dua & Dukagjin Lipa/Instagram

Dua Lipa, këngëtarja me famë ndërkombëtare me origjinë nga Kosova, ka arritur të pozicionojë albumin e saj të ri “Radical Optimism” si albumin më të dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë artistja përmes disa fotove të publikuara në rrjetin social Instagram, ku ajo shfaqej teksa mbante në duar kupën prestigjioze nga Official Charts.

Sipas Official Charts, “Radical Optimism” ka arritur një debutim të madh duke u shpallur si albumi me debutimin më të madh për një artiste britanike që prej Adeles në vitin 2021.


Foto: Dua Lipa/Instagram

Albumi ka lëvizur 46,300 njësi në grafikon në javën e parë të lëshimit, një arritje spektakolare që tejkaloi edhe Liam Gallagher dhe John Squire të cilët lanë gjurmë me 39,400 njësi në mars.

Ky triumf e bën “Radical Optimism” të Dua Lipës albumin e parë të saj që debuton në krye të listës së albumeve në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi i dytë i saj, “Future Nostalgia”, arriti të ngjitet në pozitën numër një në javën e tij të dytë, ndërsa albumi i debutimit “Dua Lipa” përfundoi në vendin e tretë, megjithatë vazhdoi të kishte një qëndrueshmëri mbresëlënëse në grafikone për 354 javë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Përveç kësaj, “Radical Optimism” gjithashtu shënoi shitjet më të mëdha në vinil dhe kryesoi listën e Albumeve në Vinil në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo arritje vjen para se Dua Lipa të marrë skenën kryesore të Glastonbury Piramidës në muajin e ardhshëm, duke shtuar akoma më shumë në festimin e suksesit të saj të vazhdueshëm.

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Ndërkohë, babai dhe menaxheri i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, gjithashtu u përfshi në festimet duke postuar fotografi në Instagram, ku ai dhe Dua shfaqen duke festuar këtë sukses të madh.

“Radical Optimism” markon një kapitull të ri në karrierën e Dua Lipës, e cila vazhdon të dëshmojë pse ajo është një nga yjet më në zë të muzikës bashkëkohore. /Telegrafi/

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori