LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët të zhgënjyer: Nuk pati zhvillim ekonomik

Qytetarët të zhgënjyer: Nuk pati zhvillim ekonomik

Qytetarët vlerësojnë se në Kosovë nuk ka zhvillim ekonomik. Madje sipas tyre në Kosovë nuk ka as politikë e as ekonomi.

Papunësia, korrupsioni, politikat ditore kanë bërë që shumë qytetarët të shprehen të revoltuar në një anketë të realizuar nga “KosovaPress”.

Hallin e Mehdi Kryeziut e kanë shumë bashkëmoshatarë të tij. I duhet të punoj që të siguroj kafshatën e bukës në të kundërtën ai nuk mund të mbijetoj.


Tha se i ka 70 vjet por që nuk ka arritur të gjejë një punë më të mirë. Për këtë ai është i detyruar që edhe në kushte atmosferike të këqija të dal në qendër të kryeqytetit për të fituar.

“Më ka humb teksti, nuk po di çka me fol, nuk po mundem asgjë me besuar , s’ka të vërteta asgjë. Ekonomi, ekonomia ne pus, askund hiq, nuk punon askush krejt veç po rrimë, krejt mileti veç ka rrinë, plot qyteti njerëz, duhet me punë për me jetuar, punë nuk ka, unë nuk gjeta 70 vjet i kam , nuk gjeta pa punu”, tha ai.

Mustaf Bardhi nga Gradica thotë se në Kosovë ka përçarje shumë të madhe, si në parlament si kudo qoftë,ai gjithashtu shtoi se korrupsioni në Kosovë është shumë i madh dhe populli po vuan shumë.

“Valla shumë pak sepse a po e sheh se në vend që të bashkohemi vëllazëria jonë, a po e sheh përçarje shumë të mëdha, në parlament kudo qoftë. Shkon një instruktor këtu p.sh të rregulloj një dokument me javë, unë jetoj jashtë në Belgjik me javë me ka ra nuk të pranojnë brenda, pse. Korrupsioni është i madh shumë, a po e shihni populli i shkretë po vuan e kështu ku mundesh me qenë i kënaqur. Këta njerëz ishalla këtu një ditë vetëdijesohen edhe hyn një klasë e re”, tha ai .

“Valla s’ka ekonomi, kurrfarë ekonomie s’ka këtu, vetëm nëse punon qaj është ekonomik për qatë person, nëse nuk punon ki me cof uni se nuk të ndihmon askush”, tha ai.

Ndërsa, Rrahman Rrahmani, mendon se në Kosovë nuk ka as zhvillim ekonomik e as zhvillim politik.

“Me zhvillim nuk jam i kënaqur aspak sepse zhvillimi ekonomik do të thotë zhvillim politik e këtu nuk ka zhvillim ekonomik e as zhvillim politik d.m.th as njëra as tjetra nuk janë të shëndosha”, tha ai.

Dolul Gashi nga komuna e Prishtinës thotë se nuk është në rregulla aspak zhvillimi ekonomik dhe se substancat politike duhet të mendojnë më shumë për popull.

“Për momentin nuk është në rregull zhvillimi ekonomik duhet me pas pak ndryshime edhe pse këtë vit po e lëmë mbrapa nuk është vit i suksesit, andaj preferoj që të gjitha substancat politike ti vejnë gishtin kokës dhe të mendojnë për popullin, për rinin e Kosovës se ku po udhëheqin këta njerëz. Çfarë do të ndodh nesër me këta njerëz?”, tha ai.

Ndërsa Ganimete Gashi thotë që zhvillimi ekonomik është zero, si nga infrastruktura ashtu edhe për nga punësimi.

“Zhvillimi ekonomik është zero sa për mendimin tim si për nga infrastruktura, si për nga punësimi i të rinjve që nuk kanë perspektiv as këtu e as hiq askund. Nëse e kryen fakultetin nuk kanë të ardhme edhe bredhin kështu rrugëve siç po e shihni edhe vetë me nga 50 cent”,tha ai.

Ekonomia e 2015-ës u përball me një numër të madh sfidash. Nuk u zvogëlua numri i papunësisë. Në vend të rritjes, ekonomia pësoi bllokadë dhe ulje.