Edhe pse lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kishte deklaruar se koalicioni në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do bëhet 72 orë pas certifikimit të rezultateve, ende nuk kanë arritur një marrëveshje për krijimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.
Qytetarët e Kosovës ende po shpresojnë që ky koalicion të ndodhë, kurse, moskrijimin e deritanishëm të tij e vlerësojnë si papërgjegjësi politike.
Posti i presidentit si duket është pika e cila po i ndan Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në. Kjo e fundit po insiston që presidenti të jetë pjesë e marrëveshjes LVV-LDK, në mënyrë që të ketë baraspeshë qeverisëse, si dhe mos ketë mospajtime e zgjedhje në momentin që përfundon mandati i presidentit aktual. Kurse, LVV po kërkon emrin e kandidatit për president, madje kanë kërkuar që ai të jetë konsensual.
U bënë më shumë se dy muaj nga dita e zgjedhjeve të 6 tetorit. Ndërsa, qytetarët shkuarjen në zgjedhje nuk e shohin si një opsion të duhur për të tejkaluar këtë krizë politike të krijuar në vend.
Sipas Bajram Hyseni, fajtori kryesor i cili e ka lënë peng mos krijimin e institucioneve të reja të Kosovës është lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
“Vetëvendosje është fituese, mirëpo nuk ka me kënd me bë koalicion…Krejt fajet Isa i ka…Po sa herë të shkoj në zgjedhje për Vetëvendosjen kom me dal me votua…Mirë nuk është se harxhime të mëdha, por është edhe tjetra punë më mirë me shku në zgjedhje sesa me zhagit, sepse ashtu ashtu nuk kanë me mund me u marrë vesh, Isa nuk lëshon pe, është komunistë i vjetër”, tha ai për KP.
Ndërsa, Mehmet Canolli, mos krijimin e qeverisë e sheh si papërgjegjësi të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
Canolli shprehet kundër zgjedhjeve, madje ai thotë se nëse vendi shkon në zgjedhje ai nuk do të dal për të votuar.
“Po është papërgjegjësi e kësaj elite politike, sidomos e këtyre partive që kanë fitu zgjedhjet, qytetarët ua kanë dhënë besimin dhe e kanë parë se duhet me u bë ndryshimi, këta nuk po e bëjnë ndryshimin por po dihet mbi të gjitha se është interesi i tyre personal dhe partiak mbi atë shtetëror, qytetar dhe Republikën…jo nuk duhet me shku në zgjedhje, duhet me u marrë vesh të dy palët, duhet me lëshuar pe nga pak, sidomos këta që po lypin president…Unë nuk dal hiq me votuar dhe është përgjegjësi e tyre nëse e qojnë vendin në zgjedhje”, tha Canolli.
Me Canollin pajtohet edhe Rrahman Dema, i cili thotë se më mirë është që dy subjektet politike të merren vesh dhe vendi mos të shkoj në zgjedhje.
“Fajin mos t’ua lëmë vetëm njërës parti por faji të ndahet në gjysmë.. Besoj që po…Unë kam votuar gjithë, nuk kemi çka të bëjmë duhet të dalim prapë… Nuk është situatë e mirë, më mirë me përfundu tani si janë marrë vesh sesa me shkua prapë në zgjedhje”, u shpreh ai.
Edhe Franklin Shehu shprehet optimist për krijimin e koalicionit në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.
“Krijimi i koalicioneve qeverisëse paraqet një proces mjaftë delikat. Për mendimin tim LDK-ja dhe Vetëvendosje duhet ta bëjnë një koalicion, përndryshe komplikohet situata, duhet të shkohet dhe zgjedhje dhe kjo kushton”, theksoi ky qytetar.
Në anën tjetër gjatë ditës së djeshme përsëri janë takuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa por sërish nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaradinaj: Pritet arrestimi i tre ministrave të Qeverisë Kurti
Avokati Halilaj: Faton Hajrizit i ishte premtuar statusi i veteranit të UÇK-së, nëse pranonte se ai kishte vrarë ushtarin rus
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Policia e Kosovës arreston në Mitrovicë të kërkuarin nga Gjermania për vrasje e grabitje
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet
Turisti gjerman kishte humbur orientimin nga Valbona në Theth, ndihmohet nga policia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e momenteve të fundit të liderit të Hamasit
Çka do të thotë për Lindjen e Mesme vdekja e Yahya Sinwarit?
Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët
Rikthimi në banesë në veri të Mitrovicës pas 24 vjetësh, Çuni: S'e kam paramenduar se vjen kjo ditë
Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?
Publikohen foto të tmerrshme që supozohet se tregojnë të vdekur Yahya Sinwarin