Pandemia e koronavirusit ka bërë që kursimet në Maqedoninë e Veriut të shënojnë nivele rekorde. Sipas të dhënave të Bankës Popullore më 2020, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë kursyer më shumë se 200 milionë euro. Ndërkaq, depozitat e kompanive, po këtë vit, janë rritur për 180 milionë euro.
Në total, kursimet e qytetarëve dhe kompanive janë shtatë miliardë euro.
Qytetarët kanë të kursyera afër pesë miliardë euro nëpër bankat komerciale, ndërkaq korporatat dhe klientët e tyre kanë të ruajtur mbi dy miliardë.
Ish-guvernatori i Bankës Popullore, Lube Trpevski thotë për Radion Evropa e Lirë se kriza e pandemisë së koronavirusit, ka bërë që qytetarët të kursejnë më shumë e të shpenzojnë më pak, për shkak të perspektivës së pasigurt.
Ai thotë se bizneset, po ashtu për shkak të pasigurisë, kanë hezituar që në këtë kohë pandemie, të investojnë në zgjerimin e bizneseve të tyre.
“Tendenca e popullatës për të shpenzuar është zvogëluar në mënyrë drastike, si rrjedhojë e krizës së pandemisë. Atë pjesë të mjeteve që kanë menduar ta shpenzojnë tani qytetarët po e kursejnë në banka. Kjo dukuri është në mbarë botën dhe jo vetëm te ne, prandaj kundrejt shtypjes së konsiderueshme të monedhave nga ana e bankave qendrore, nuk ka inflacion pasi popullata nuk po shpenzon”, deklaron Trpevski.
Por, pandemia ka thelluar krizën financiare, duke bërë që të rriten kërkesat për marrjen e kredive për amvisëri. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, për 224 milionë euro janë rritur kreditë konsumatore në sektorin e amvisërisë.
Zdravko Savevski nga Instituti për shkenca shoqërore dhe humanitare, gjatë një bisede me Radion Evropa e Lirë thotë se pandemia ka shpërfaqur më shumë hendekun mes dy kategorive të qytetarëve, të atyre që kanë të ardhura të sigurta edhe në kohë pandemie dhe kategorisë së ndjeshme sociale, ku qytetarët, përmes kredive synojnë të sigurojnë mbijetesën.
“Për shkak të përkeqësimit të gjendjes ekonomike edhe më shumë po thellohet hendeku në mes atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë para, pasi një pjesë e popullatës edhe më shumë po zhytet në kredi, ndërkaq një pjesë të vogël të shoqërisë edhe më shumë po i koncentrohet kapitali, dukuri kjo e kapitalizmit që më shumë vjen në shprehje gjatë krizave”, deklaron Savevski.
Sipas tij, problematike është koncentrimi i pasurisë te një grup i vogël i qytetarëve, të cilët kursimet i nxjerrin jashtë vendit dhe të njëjtat më pas i sjellin në shtet si investime të huaja, duke shfrytëzuar, siç thotë Savevski, privilegjeve nga shteti, gjë që sipas tij, edhe më shumë e thellon hendekun social.
Ndërkaq, ligjëruesi në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tetovës, Alaudin Zeqiri thotë se ekonomia e Maqedonisë së Veriut nuk ka karakter të produktivitetit ekonomik, prandaj sipas tij, pjesa më e madhe e qytetarëve janë të varur nga kreditë që marrin në bankat që operojnë në shtet.
“Në momentin që ke një ekonomi sociale, pra me karakter social, imagjinoni se sa mund të jetë dhe baza e kapitalit te shtresa e ulët”, thotë ai.
Në Maqedoninë e Veriut për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia, bankat anuluan pagesat e kësteve të kredive për gjashtë muaj për një pjesë të qytetarëve, por këto institucione financiare thonë se pas skadimit të këtij afati, qytetarët kanë pasur probleme që t’i paguajnë këstet./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Rrahje mes katër personave në Pejë - dy prej tyre theren me thikë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker