LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë kanë harxhuar rreth 20 milionë euro në blerjet online

Qytetarët e Maqedonisë kanë harxhuar rreth 20 milionë euro në blerjet online

Blerja përmes internetin si duket viteve të fundit po bëhet praktikë e qytetarëve të Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë gjatë vitit 2016 kanë harxhuar rreth 20 milionw euro, që i bie të jetë dy herë më shumë se sa në vitin 2015, shkruan gazeta Koha. Kështu tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), ku thuhet se vitin që lamë pas më së shumti qytetarët e Maqedonisë kanë blerë në internet pajisje sportive, veshmbathje, bileta për ngjarje të ndryshme kulturore si: koncerte, aranzhmane hotelesh, libra, revista, prodhime për amvisëri, artikuj ushqimor e kështu me radhë.

Sipas të dhënave të ESHS-së, 54.7 për qind e konsumatorëve vendor në internet vitin që lamë pas më së shumti kanë blerë veshmbathje dhe pajisje e sportive, 16,3 për qind pajisje elektronike,13.1 për qind aparate të amvisërisë, 9.7 për qind e qytetarëve të Maqedonisë përmes internetit kanë blerë aranzhmane hotelesh, 7,3 për qind bileta udhëtimi, ndërsa 8.2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë blerë artikuj ushqimor.

Njëherit, të dhënat e ESHS-së tregojnë se konsumatorët vendor më së shumti përmes internetit apo 58.6 për qind e tyre kanë blerë artikuj të ndryshme në vendet të botës, 20, 7 për qind kanë blerë mallra nga vendet e Evropës, ndërsa 40.8 për qind qytetarët kanë blerë nga dyqanet online në Maqedoni. Në anën tjetër, sa i përket shitjes brenda territorit të Maqedonisë, 7.2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë ofruar prodhime dhe shërbime të tyre përmes dyqaneve online apo përmes internet servisit e-bay.


Ndërkaq sa i përket transakcioneve në internet të dhënat e ESHS-së tregojnë se qytetarët e Maqedonisë gjatë vitit 2016 më së shumti kanë blerë mallra në vlerë prej 50 deri më 99 euro, 19 për qind e tyre kanë blerë mallra në vlerë prej 100 deri 4999 euro ndërsa nuk ka të regjistruar asnjë transaksion që kalon vlerën prej 1000 eurosh.

Ndryshe njohësit e teknologjisë informatike shpjegojnë se rritja e madhe e tregtisë përmes internetit i detyrohet ndikimit të trendeve globale, që ngadalë por sigurt, pasqyrohen edhe në tregun vendor, si dhe ofertës në rritje të shërbimeve dhe prodhimeve që mund të blihen përmes internetit. “Shitblerjet përmes internetit rriten si rrjedhojë e ndryshimit të shprehive të blerësve, pasi në këtë mënyrë kursejnë të hollat”, thonë ekspertë të teknologjisë informative.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori