Për 13 vjet, Kosova ka pranuar afër nëntë miliardë euro remitenca. Këto mjete financiare që dërgojnë qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë jashtë vendit, te familjet e tyre, nuk kanë munguar edhe gjatë pandemisë COVID-19.
16 qershori shënon Ditën Ndërkombëtare të Remitencave Familjare. Në këtë ditë njihet kontributi i mbi 200 milionë emigrantëve punëtorë, grave dhe burrave, që dërgojë para për mbi 800 milionë familjarë.
Në Kosovë, në vitin 2020, vlera e remitencave, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ishte rreth 940 milionë euro. Kurse në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave kap shumën e mbi 200 milionë eurove.
Remitencat në Kosovë paraqesin kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore.
Mirjeta Nura ka 30 vjet që jeton dhe punon në Bazel të Zvicrës.
Ajo thotë se ndihma për familjarët e saj në Kosovë nuk ka munguar asnjëherë përgjatë këtyre viteve.
“Unë ju dërgoj para gjyshërve të mi. Çdo vit dërgojmë, gjithmonë ju ndihmojmë. Paratë i dërgoj çdo dy apo tre muaj. Nuk kam bërë ndonjë përllogaritje se sa para kam mundur t’i dërgoj gjatë kësaj kohe, por mund të them se çdo dy apo tre muaj i dërgoj nga 300 euro”, thotë Nura.
Remitencat, në konsum dhe patundshmëri
Përgjatë viteve, remitencat kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.
Pjesa më madhe e tyre, sipas të dhënave të BQK-së, shkojnë për konsum, pastaj në investime, kryesisht në blerje të patundshmërive.
Lirim Krasniqi, hulumtues dhe analist i politikave në “Germin”, organizatë kjo që merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë për Radion Evropa e Lirë se remitencat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në kuptimin e mirëmbajtjes së paqes sociale.
“Remitencat duhet të trajtohen edhe në aspekte tjera, siç janë kostoja e lartë e transfereve të remitencave, gjithashtu kanalet në të cilat shpenzohen këto remitenca. Pavarësisht shumës së lartë të remitencave, një shumë e madhe e tyre shpenzohen për konsum të brendshëm, që nënkupton se ndikimi nuk është shumë i madh sa mund të jetë, pasi që Kosova ka një bilanc të pafavorshëm tregtar dhe shumica e produkteve të shportës së konsumit të brendshëm, vijnë nga importi”, thotë ai.
Mbi 65 për qind e kosovarëve varen nga remitencat
Radio Evropa e Lirë përmes, një ankete të publikuar në ueb-faqen e saj vitin e kaluar pati pyetur qytetarët se sa varen ata nga remitencat. Në këtë anketë, 68 për qind e pjesëmarrësve kanë deklaruar se varen nga këto para.
Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë mbi 850 mijë banorë.
Qytetarët e Kosovës kryesisht jetojnë në numër më të madh në Gjermani dhe në Zvicër dhe remitencat kryesisht, sipas të dhënave të BQK-së, dërgohen nga këto vende.
Remitencat, shton Krasniqi, kanë pasur edhe efektin negativ, pasi që njëfarë formë, në disa raste kanë krijuar një varësi të rrejshme të familjeve që dikush duhet të punojë dhe kontribuojë për ta, dhe nuk i ka motivuar, sidomos të rinjtë, që të gjenden në tregun e punës.
Ai thotë se është e rëndësishme që të rritet edukimi financiar te pranuesit e remitencave, në mënyrë që të kenë informacion se si mund të rritet ndikimi i remtencave në ekonominë e vendit.
“T’i riorientojmë remitencat përmes rritjes së edukimit të pranuesve dhe krijimit të mekanizmave institucionalë që ulin koston për dërguesit dhe në anën tjetër, të krijohen mundësi për krijimin e mekanizmave, si fonde të ndryshme investive apo bonot e diasporës, që do të përdoreshin për investime kapitale në Kosovë”, thotë Krasniqi.
Qeveria planifikon të lëshojë bono thesari për diasporën
Qeveria e Kosovës në planin qeverisës katërvjeçar ka paraparë që nëpërmjet krijimit të instrumenteve për investim, kapitali i diasporës të kanalizohet në investime që krijojnë vende pune. Ky plan i qeverisë, ka paraparë që nga viti i parë i qeverisjes të emetohen bono thesari, të dedikuara për diasporën.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, remitencat janë vitale për zhvillimin e botës.
Remitencat individuale mund të jenë “në vlerë relativisht të vogël”, por remitencat e përgjithshme janë tri herë më të mëdha sesa ndihma zyrtare botërore për zhvillim. Sipas OKB-së, remitencat shërbejnë për të mbuluar shumë nevoja bazike të familjeve dhe mbështesin edhe edukimin. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë ka filluar të rritet pas zgjedhjeve në SHBA
DentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Masa 2.2 në mbështetje të bizneseve për qasje në financa, Qeveria ndan rreth 7 milionë euro për sektorin privat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë