Rritja e vazhdueshme e çmimeve për produktet bazike ka bërë që qytetarët e Kosovës të harxhojnë më pak për festat e fundvitit.
Pavarësisht se 18 për qind e popullsisë është në varfëri të plotë dhe 5 për qind e tyre në atë ekstreme, megjithatë kosovarët dalin se janë mjaftë meraklinjtë në festa, sidomos për ato të fundvitit, duke harxhuar rreth 30 milionë euro, shkruan Telegrafi.
Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2022”, i realizuar nga UBO Consulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht rreth 150 euro për këto festa.
“Numri i familjeve kosovare që këto festa nuk i shënojnë për shkaqe ekonomike ka shënuar rritje nga 14 për qind në vitin 2021 në 20 për qind në 2022-në”, thekson raporti.
Aty theksohet se familjet kosovare po shpenzojnë mesatarisht 0.2 milionë euro më pak se në fundvitin e 2021-së dhe rreth 3.1 milionë euro më pak se sa në fundvitin e 2020-së.
“Mesatarisht, familjet kosovare kane deklaruar që po shpenzojnë 146 euro për festat e fundvitit 2022, krahasuar me 156 euro në vitin 2021 dhe 139 euro në vitin 2020”, vijon raporti.
Në pyetjen se pse nuk festohet kjo festë, rreth 80 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk i përkojnë bindjeve të tyre fetare.
“78 për qind – festat e fundvitit nuk përkojnë me bindjet e mia fetare dhe 20 për qind – për shkaqe ekonomike”, thotë UBO Consulting.
Në pyetjen, a mendoni që vitin tjetër do të shpenzoni më shumë apo më pak, 60 për qind e qytetarëve janë shprehur se do harxhojnë njëjtë, 13 për qind më pak dhe 11 për qind më shumë.
Mbi gjysma e qytetarëve kanë thënë se kanë blerë produkte promocionale (nga zbritjet).
Rreth 80 për qind e tyre kanë thënë se burimin e informacionit për t’u informuar rreth këtyre produkteve e kanë pasur televizionin, pasuar nga rrjetet sociale me 62 për qind, 26 për qind nga portalet, 36 për qind nga familjaret dhe miqtë, 32 për qind nga dyqanet dhe 6 për qind nga radiot.
Në fund të raportit theksohet se 86 për qind e blerjeve bëhet nga periudha 25-31 dhjetor, ndërsa pjesa tjetër nga periudha 15-24 dhjetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi