Qytetarët dhe institucionet në Kosovë të rrezikuara nga keqpërdorimi i sistemit të të dhënave

Zhvillimi i hovshëm i epokës digjitale ka bërë që të transformojë jetën e njerëzimit dhe të shtojë numrin e përdoruesve të internetit, epokë e cila po paraqet edhe sfida të shumta në ruajtjen sigurisë dhe privatësisë.
Për këtë arsye 28 janari, Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë, shënohet si datë ku ekspertë të fushës organizojnë edhe fushata ndërgjegjësuese për t’i informuar qytetarët lidhur me të drejtat e tyre në mbrojtjen e të dhënave personale.
Me këtë rast, UBT në bashkëpunim me komitetin Cyber Security and Privacy mbajtën trajnimin që ka të bëj me mbrojtjen e të dhënave personale, shkeljen e privatësisë, si dhe masat që duhet të merren në rast se keqpërdorohen të dhënat.
Mentor Hoxhaj nga Cyber Security and Privacy, përmes shembujve praktik tregoi se duhet të ndërgjegjësohemi në këtë aspekt ngaqë zhvillimi teknologjik ka bërë që sot çdo komunikim në mbarë botë, në çdo formë, në çdo kohë mund të monitorohet.
Hoxhaj theksoi se operatorët telefonikë në Kosovë, veç policisë dhe shërbimeve inteligjente, kanë qasje në gjitha informatat e klientëve të tyre. Kjo, sipas tij, përbënë edhe shkelje ligjore.
”Policia e Kosovës ka autoritet që të vendosi kamera në hapësira publike. Në atë kohë të dhënat të cilat janë ruajtur kanë qenë numri i telefonit, numri i cili ka thirr dhe koha e thirrjes. Ndërsa tash kemi mbi 40 të dhëna të cilat ruhen në momentin kur thërrasim dikë. Posta i ka dhëna linçet policisë dhe të ua jap autoritetin atyre që ti përgjojë thirrjet. Në bazë të ligjit Ipko dhe Vala nuk do duhej të dinin se kush po përgjohet. Kemi dy dhoma të përgjimit, ajo e Inteligjencës dhe Policisë. Çdo klient i shërbimit të Vala mundet të përgjohet nga Policia e Kosovës”, potencoi Hoxhaj.
Në kohën kur në botë, organet e ndryshme po bëjnë përpjeke për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e mbrojtjes së të dhënave, në Kosovë, Mentor Hoxhaj potencoi se vetë zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe komunat e vendit nuk janë të mbrojtura në sistemin e të dhënave. Sipas tij, kjo mund të rrezikojnë edhe manipulimin e të dhënave të ndryshme.
“Gjithnjë është dikush që është duke mbledhur informacione mbi ju. Zyra e kryeministrit dhe Komuna e Prishtinës janë të rrezikuar nga hakerët pasi që ata nuk janë mjaftueshëm të mbrojtur”, tha ai.
Tutje, Hoxhaj ka thënë se si rezultat i ngjarjeve që rezultuan me probleme të privatësisë, vitin e kaluar është miratuar Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave e Bashkimit Evropian (GDPR), ku mbron të drejtat dhe liritë e personave lidhur me të dhënat personale të tyre.
Ndërkaq, për të treguar se si të ruhet privatësia, se cilat janë mundësitë në këtë drejtim, se si duhet të rregullohen parametrat e llogarive në aplikacione, se si të bëhet pastrimi i të dhënave online, hulumtuesit në komitetin Cyber Security and Privacy, Endrit Vula, Benjamin Gecaj dhe Andin Kryeziu, kanë treguar praktikisht zgjidhjet e mundshme dhe dhanë këshilla të përgjithshme në këtë drejtim./Telegrafi/
Artikull i sponsoruar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Risi interesante po vijnë në WhatsApp

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Google afër lansimit të një versioni tjetër të YouTube

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit