LAJMI I FUNDIT:

Qumështi për bebe Aptamil, sërish në tregun kosovar (Foto)

Qumështi për bebe Aptamil, sërish në tregun kosovar (Foto)

Pas analizave laboratorike nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Kosovës (AVUK), konfirmohet që produktet Aptamil janë të shëndetshme për konsum.

Më 8 prill 2015, AVUK doli me konstatimin që dëshmon se Aptamil është i sigurt dhe i shëndetshëm të përdoret, si rezultat i analizave të zhvilluara nga AVUK në Institutin për Shëndetin Publik të Republikës së Maqedonisë, nga 27 mars deri më 8 prill. Njoftimin zyrtar nga AVUK mund ta gjeni të bashkangjitur.

Më 26 mars, AVUK dha urdhrin për ndalimin e shitjes së këtij produkti pasi lindën dyshime nga një rast të stomakut të trazuar tek një bebe. Shëndeti i bebes ishte i mirë pas një dite. Analizat e rezultateve të zhvilluara treguan se këto dyshime ishin të pabaza.


Për t’i siguruar edhe më tej prindërit, Aptamil zhvilloi analizë të detajizuar të të dhënave të prodhimit dhe analizave të laboratorit, dhe gjeti se nuk kishte devijim nga formula standarde. Kjo konfirmoi kualitetin e padyshuar deri më tani të Aptamil.

Aptamil ka ushqyer me sukses miliona bebe në mbarë botën. Produktet e Aptamil testohen gjatë dhe pas prodhimit, dhe për secilën seri individuale zhvillohet një analizë. Për më shumë, asnjë seri e Aptamil nuk lirohet pa verifikim se të gjitha rezultatet janë brenda specifikacionit. I gjithë procesi është dëshmi e zbatimit të standardeve strikte të cilësisë, sipas parametrave ndërkombëtarë dhe legjislacionit të BE-së, si dhe kontrollit të rreptë të cilësisë nga Aptamil.

Aptamil dëshiron t’i sigurojë prindërit për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm që të ofrojë produkte të kualitetit të lartë që bebet tuaja të rriten. /Telegrafi/

Aptamil1

Aptamil2

Aptamil3

Aptamil4

Aptamil5