LAJMI I FUNDIT:

Qipro shkarkon trajnerin pas humbjes nga Kosova

Qipro shkarkon trajnerin pas humbjes nga Kosova

Federata e Futbollit të Qipros njoftoi të premten se trajneri gjeorgjian Temur Ketsbaia është shkarkuar nga posti i selektorit të Përfaqësueses së Qipros.

Ky vendim është marrë pak ditë pas humbjes 4:0 në shtëpi ndaj Kosovës në ndeshjen e dytë të Grupit C2 të Ligës së Kombeve.

Ketsbaia, i cili ka qenë në krye të ekipit qipriot për tre vitet e fundit, është larguar pas një periudhe ku Qiproja ka rënë për 20 pozita në renditjen e FIFA-s, duke zënë aktualisht vendin e 127.


Presidenti i Federatës së Futbollit të Qipros, George Koumas, e ka falënderuar Ketsbain për “profesionalizmin, seriozitetin dhe dashurinë” që ka treguar për ekipin qipriot. Megjithatë, Koumas ka theksuar se as Ketsbaia dhe as Federata nuk arritën rezultatet e pritura.

Në kualifikimet e fundit për Kampionatin Evropian, Qiproja ka humbur të gjitha tetë ndeshjet e saj, duke përfunduar e fundit në grupin e saj përballë Spanjës, Skocisë, Norvegjisë dhe Gjeorgjisë.

Gjatë 20 ndeshjeve nën drejtimin e Ketsbaias, Qiproja ka arritur të fitojë vetëm gjashtë herë, ka bërë dy barazime dhe ka pësuar 13 humbje. Ekipi ka shënuar 19 gola dhe ka pranuar 49.

Përpara se të merrte drejtimin e Qipros, Ketsbaia ka qenë selektor i Gjeorgjisë për pesë vjet dhe ka drejtuar gjithashtu klubet AEK të Athinës, APOEL dhe Anorthosis në Qipro.

Ai është i njohur për arritjen e Anorthosis në fazën grupore të Ligës së Kampionëve në sezonin 2008-09, një sukses historik për futbollin qipriot. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori