LAJMI I FUNDIT:

Qeveria teknike duhet të zgjidhet fundjavën e ardhshme, janë hapur disa opsione

Qeveria teknike duhet të zgjidhet fundjavën e ardhshme, janë hapur disa opsione

Vendet që me ligj i takojnë opozitës në qeverinë teknike duhet të mbeten bosh derisa OBRM-PDUKM të votojë për atë qeveri, sugjeron kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në përgjigje të paralajmërimeve të partisë opozitare të mos votohet për përbërjen e qeverisë teknike dhe as të marrë pjesë në seancat e saj.

Nga OBRM-PDUKM edhe dje kanë informuar se mbeten në qëndrimin e mos votimit për kryeministrin teknik. Ata njoftuan se emrat e ministrave dhe zëvendësministrave do t’i shpallin javën e ardhshme.

Kovaçevski dje i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit dhe mandatarit të ardhshëm Talat Xhaferi që të bëjë një qeveri në të cilën postet ministrore dhe postet shtesë të zëvendësministrave do të mbeten bosh, ndërsa kur OBRM-PDUKM të vendosë të mbështesë qeverinë teknike, atëherë të futen ministrat e tyre.


“Kur dikush merr pjesë në një qeveri, do të thotë se ajo qeveri duhet të mbështetet. Nuk ka përvojë dhe shembull në botë që një parti politike të marrë pjesë në një qeveri dhe të mos e mbështesë atë qeveri. Ka shembuj kur një parti politike nuk merr pjesë në qeveri, por e mbështet atë. Megjithatë, nuk ka asnjë shembull që një parti politike të marrë pjesë në një qeveri pa votuar për qeverinë. Prandaj, mendoj se OBRM-PDUKM, në përputhje me ligjin, sikur të gjitha partitë e tjera politike që janë ftuar të kenë ministra në qeverinë teknike, duhet të japin kandidatët e tyre dhe të votojnë për atë qeveri. Nëse OBRM-PDUKM vendos të mos e votojë atë qeveri, atëherë unë mendoj se ato vende duhet të mbeten bosh, mandatari të propozojë një qeveri në të cilën ato vende do të jenë të lira, dhe në momentin kur OBRM-PDUKM vendos të mbështesë qeverinë, të nesërmen mandatari do të mund të propozojë që në të njëjtën ditë të votohen ministritë që ju takojnë”, tha Kovaçevski.

Për paralajmërimin e liderit të opozitës OBRM-PDUKM Hristijan Mickoski se ministrat e tyre në qeverinë teknike nuk do të marrin pjesë në seancat e qeverisë, Kovaçevski tha se Qeveria është organ ekzekutiv në të cilin duhet të angazhohen ata që janë anëtarë të Qeverisë gjatë gjithë ditës për të qenë në gjendje të kryejnë detyrimet që kanë.

“Nga qasja e tyre në Kuvend, pamë se ata ishin pjesë e Kuvendit në katër vitet e fundit, në të cilat e vetmja gjë që bënë ishte bllokimi. Qeveria është organ ekzekutiv në të cilin ata që janë anëtarë të Qeverisë duhet të angazhohen gjatë gjithë ditës që të mund t’i kryejnë obligimet që i kanë”, theksoi Kovaçevski.

Deklaratën e tillë të Kovaçevskit, nga OBRM-PDUKM në një kumtesë me shkrim e vlerësuan si një mashtrim të lirë dhe kanë theksuar se mbeten në qëndrimin e tyre që të mos votojnë për kryeministrin teknik.

Mickoski para pak kohësh i ftuar në TV 24 i pyetur se si do t’i referohen ministrat teknikë nga OBRM-PDUKM kryeministrin teknik Xhaferi, të cilin nuk e njohin, tha se nuk beson se do të ketë nevojë. Nuk do të jetë as sabotim, as mospjesëmarrje, tha Mickoski, por do të jenë shumë të zënë nëpër ministri.

Edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, sipas njoftimeve, nuk do të përkrahin propozimet për ministra në qeverinë teknike që vijnë nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Përgatitjet formale në Kuvend për Qeverinë teknike duhet të nisin të hënën, më 22 janar, ndërsa qeveria teknike pritet të votohet më 28 janar. Kryeministër teknik duhet të jetë kryetari aktual i Kuvendit Talat Xhaferi dhe në vend të tij duhet të vijë koordinatori aktual i LSDM-së Jovan Mitrevski. Qeveria Teknike do të funksionojë për 100 ditë. Sipas marrëveshjes nga mbledhja e liderëve më 4 dhjetor të vitit të kaluar, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa më 8 maj duhet të ketë zgjedhje të dyfishta – raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori