LAJMI I FUNDIT:

Qeveria të vlerësojë ofertën e PS-së

Qeveria të vlerësojë ofertën e PS-së

Deputeti i Partisë Demokratike italiane, Piero Fassino, duke folur për ofertën më të fundit të Partisë Socialiste në Shqipëri, shprehet se qeveria shqiptare duhet ta pranojë këtë ofertë. Deputeti italian, thotë se kriza politike e ka paralizuar vendin prej kohësh, ndaj kërkohet një zgjidhje e menjëhershme për të vijuar proceset integruese.

“Unë i bëj një apel të gjitha forcave politike e veçanërisht qeverisë që më në fund të pranohet ajo që është një ofertë e arsyeshme dhe që është e vetmja që mund ta nxjerrë Shqipërinë nga ngërçi politik në të cilin gjendet prej shumë kohësh. Shqipëria është një vend që përballet me perspektivën e zgjerimit të BE, futjen e saj në komunitetin evropian, por të gjitha këto kërkojnë një jetë politike dhe institucionale të qëndrueshme dhe normale”, thekson ai.

Sipas tij, Evropa kërkon zgjidhje të arsyeshme të kësaj krize dhe të zgjidhet një herë e mirë problemi i zgjedhjeve në vend.

“Për këtë arsye nga Evropa vjen një apel për të gjetur një zgjidhje të arsyeshme për konfliktin dhe veçanërisht një zgjidhje të arsyeshme që të zhbllokojë njëherë e mirë problemin e zgjedhjeve të kontestuara dhe që ti lejojë jetës politike shqiptare që të mund të jetë normale, pra që qeveria dhe mazhoranca të mund të qeverisin në një klimë të qetë dhe që opozita të mund ta kryejë rolin e saj në një mënyrë po aq të qetë. Kjo qetësi është themelore për jetën e Shqipërisë dhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE. Uroj që qeveria ta kuptojë se në këtë pikë është e nevojshme që të marrë vendime të qarta, të thjeshta por efikase”, shtoi Fassino. /Start/


Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori