LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shpenzoi vetëm 40% të mjeteve për investime kapitale

Qeveria shpenzoi vetëm 40% të mjeteve për investime kapitale

Për nëntëmujorin e këtij viti Qeveria “Mustafa” ka realizuar vetëm 40 për qind të buxhetit për shpenzime kapitale. Nga 471 milionë euro, që ishin paraparë të shpenzohen, janë shpenzuar vetëm 212.78 euro.

Duke u bazuar në raportin nëntëmujor financiar të buxhetit të Republikës së Kosovës tregon se Qeveria “Mustafa” ka ekzekutuar buxhetin për shpenzime kapitale për 4 për qind më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Me këtë raport konstatohet se gjatë këtyre nëntë muajve, janar – shtator 2015, janë shpenzuar më pak mjete për investime kapitale në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.


Në vlera monetare, në vitin 2014 Qeveria kishte shpenzuar 222.20 milionë euro, ndërsa në vitin 2015 vlera e tyre ishte 212.78 milionë euro.

Në anën tjetër, ekspertë të ekonomisë kanë thënë se është herët të flitet nëse do të ketë suficit buxhetor në shpenzimet kapitale.

Por që, sipas tyre, është zhgënjyese pse kaq pak ka investime publike, të cilat kanë ndikimin kryesor në përmirësimin e ambientit për biznes-zhvillim ekonomik.

Ibrahim Rexhepi, ekspert i ekonomisë, ka thënë se me vetë faktin se totali i investimeve të parapara për projekte kapitale është dukshëm më i vogël se viteve të mëhershme kjo është e qartë se kjo Qeveri është qeveri sociale e jo qeveri që ka koncept zhvillimor. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori