LAJMI I FUNDIT:

Qeveria me pako masash me vlerë prej 330 milionë eurove për përballje me krizën

Qeveria me pako masash me vlerë prej 330 milionë eurove për përballje me krizën

Qeveria përgatiti një pako të masave për zbutjen e pasojave nga kriza ekonomike botërore në ekonominë e Maqedonisë. Këtë sot në Shkup e lajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski, duke paralajmëruar një pako prej dhjetë masave me vlerë prej 330 milionë eurove.

Qeveria miratoi ligj për pushimin dhe fshirjen e borxheve të sipërmarrjeve në bazë të sigurimit shëndetësor. Ai parashikon që të gjitha obligimet e ngecura për sigurim shëndetësor dhe kamatat të parapara deri në fund të vitit, të vendosen në pushim deri në vitin 2012.

Është miratuar edhe ligji për fshirjen e plotë të kamatave në bazë të borxheve dhe kontributeve për sigurim të detyrueshëm shëndetësor. Të gjithë ata që kanë borxh për tatimin personal, tatim të të ardhurave TVSH, tatime të pasurisë dhe sigurim pensional kanë të drejtën e fshirjes së kamatës me kusht që tërësisht ta pastrojnë borxhin kryesor. Nëse e paguajnë borxhin deri në prill të vitit 2009, kamatat fshihen tërësisht, deri në fund të gushtit fshihen 75 për qind, ndërsa deri në fund të vitit 2009 fshihen 50 për qind.

Është paraparë zgjidhje e re ligjore me të cilën riprogramohen obligimet tatimore. Tatimi do të mund të paguhet në më së shumti 36 këste, për çka sipërmarrjet duhet të sigurojnë garanci bankare prej 100 për qind ose hipotekë prej 250 për qind.


Ligji i cili parasheh ndalesë për pagesë të sipërmarrjeve që kanë llogari të bllokuara në vend se më 1 janar të vitit 2009 do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2010. Me këtë masë sipërmarrjeve me llogari të bllokuara u jepet periudhë kalimtare që t`i përshtaten ligjit për qarkullim pagesor.

Kërkesat që i ka Qeveria nga sipërmarrjet OHIS, EMO-OHRID, Kombinati i Duhanit Prilep dhe Evrokompoziti do t`i shndërrojë në borxh të përhershëm.

Pakoja e masave parashikon edhe tatimimin e fitimit vetëm nëse shpërndahet në bazë të dividendës, zvogëlim të shkallëve doganore dhe anullim për dy vjet të fillimit të pagesës së tatimit të kamatës së kursimeve depozitare.

Po ashtu, është paralajmëruar zvogëlim i tatimit për bujqit individual. Ata që kanë të ardhura më të vogla se 5.000 euro janë të liruar nga tatimi. Për ata që kanë të ardhura prej 300 mijë deri 1,3 milionë, baza tatimore zvogëlohet për 80 për qind.

Qeveria nuk do të shpenzojë për festat e Vitit të Ri, është masa e fundit prej dhjetë masave për zbutjen e pasojave nga kriza botërore ekonomike në Maqedo