LAJMI I FUNDIT:

Qeveria llogaritë si investime të huaja edhe shitjen e banesave

Qeveria llogaritë si investime të huaja edhe shitjen e banesave

Ditëve të fundit zyrtarë qeveritarë ka filluar të flasin me të madhe se si në Kosovë gjatë këtij vitit janë rritur investimet e huaja. Madje, sipas tyre kjo shumë është dyfishuar me vitet e kaluara. Janë vetë zyrtarë nga ministria e financave dhe nga ajo e tregtisë dhe industrisë që japin statistika se investime të huaja deri në shtator të këtij viti kanë qenë 270 milionë euro.

Por në disa statistika që ka siguruara RTV Dukagjini shihet se në investimet e huaja llogariten edhe blerja e banesave që ka bërë diaspora në Kosovë. 147 milionë euro llogaritet të jetë shuma e blerjes së banesave që kanë bërë mërgimtarët në Kosovë dhe kjo shumë figuron në listën e investimeve të huaja në Ministrin e Tregtisë. Përveç kësaj investime llogariten edhe 50 milionë që firmat e huaja ndërtimore kanë bërë në Kosovë, më pas 21 milionë euro blerje të mjete nga kompania e ndërtimit të rrugëve Bechtel & Enka si dhe 33 milionë euro fitim i shpërndarë nëpër bankat që operojnë në Kosovë. Se këto shifra qëndrojnë, e pranon edhe vetë Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami. Ajo në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se blerja e banesave mund të llogaritet investim i huaj sepse vjen nga banorët që nuk jetojnë në Kosovë, pavarësisht se sipas saj nuk gjeneron profit.

“Blerja e banesës është një investim i huaj për shkak se ai është një kapital që investohet në Kosovë pavarësisht që nuk gjeneron profit, por është vlera e shtuar që krijohet të kompania ndërtimore e cila supozohet që me kapitalin që e merr në shitjen e këtyre 147 milionë eurove banesa, ata do i fusin prapë në qarkullim”, ka thënë Bajrami.


Ajo ka arsyetuar edhe shumë prej 21 milionë euro që shihet si investimet nga pajisjet e kompanisë Bechtel & Enka duke thënë se investim nga kjo kompani që aktualisht po e ndërton rrugën është edhe më i madh.

“Në rastin e Bechtel & Enka investim llogaritet vlera e shtuar që kompania e cila e kryen një projekt. Në këtë rast dihet që rruga e kombit financohet me taksa të buxhetit, mirëpo vlera e shtuar që kompania i jep kapitalit që merr janë pikërisht këto 21 milionë”, ka thënë ajo.

Ministrja Bajrami nuk ka qenë në gjendej të flasë as për numrin e hapjes së vende të reja të punës që kanë ardhur nga këto investime pas sipas saj, statistikat pritet të analizohet.

Ndërkohë ajo është shprehur e bindur se investimet e huaja në vitin 2016 do të jetë më të mëdha se në vitin 2015. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori