LAJMI I FUNDIT:

Qeveria, Listës Serbe: Ftesë publike, jo me shkrim për kthim në institucione

Qeveria, Listës Serbe: Ftesë publike, jo me shkrim për kthim në institucione

Qeveria e Kosovës thotë se i ka dyert e hapura për përfaqësuesit e Listës Serbe, që të rikthehen dhe vazhdojnë punën në kuadër të institucioneve qendrore.

Zyrtarë të Ekzekutivit theksojnë se deri më tash nuk kanë pranuar ndonjë shkresë nga Lista Serbe për bojkotimin e institucioneve qendrore të Kosovës. Andaj, Listës Serbe nuk do t’i drejtohet ftesë me shkrim që të kthehet, por do të ftohen përmes deklarimeve publike.

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj, tha për Radion Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tashmë u ka bërë ftesë publike përfaqësuesve të Listës Serbe.

“Ftesa është serioze. Ne presim që ata të vijnë dhe t’i përgjigjen asaj ftese”, ka thënë ai. “Ata na kanë thënë se ju nevojitet edhe pak kohë që të konsolidohen brenda për brenda”.

Subjekti politik, Lista Serbe, ka deklaruar se është në pritje të ftesës nga kryeministri. Kryetari i Listës, Sllavko Simiq, ka deklaruar se ai dhe Lista Serbe janë të gatshëm të ulen dhe bisedojnë me kryeministrin Isa Mustafa dhe krerët e partive partnere të koalicionit.

Sipas tij, varësisht ftesës dhe propozimit që do të ofronin krerët e koalicionit në Prishtinë, atëherë Lista Serbe do të vendoste nëse do të rikthehej në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.

Lista Serbe mori vendim që të ngrijë përfaqësimin në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës në shenjë proteste pas miratimit të Ligjit për Trepçën dhe atij për Investimet Strategjike.

Në trend Lajme

Më shumë
​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

​Shiu i dendur shkakton dëme të shumta në Prishtinë, qytetarëve u bëhet thirrje të evitojnë daljet

Lajme
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Kronika e Zezë
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Lajme
Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalabari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit

Lajme
Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Aeroporti i Tiranës po përfiton nga sfidat e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit

Lajme
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori