Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është tërhequr nga vendimi për rritjen e pagës së vet dhe të zyrtarëve tjerë qeveritar. Kjo për shkakun se Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) konstatoi se vendimi shkakton konflikt interesi.
AKK në njoftimin e saj ka thënë se zyrtarët e lartë publikë që kanë votuar vendimin për rritjen e pagave, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, konkretisht me konfliktin e interesit ‘rast për rast’, dispozitat e caktuara që rregullojnë ‘Veprimet e ndaluara për zyrtarin e lartë’, si dhe me shumicën e dispozitave që përcaktojnë ‘Parimet e veprimit dhe mos veprimit të zyrtarit të lartë publik.
Megjithatë, Haradinaj këtë vendim të AKK-së e ka quajtur të paqëndrueshëm dhe të ndikuar politikisht. Ai ka kërkuar pezullimin e vendimit për rritjen e pagave.
“ Pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës, kam vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta kërkoj pezullimin e këtij vendimi. Shqetësimi im dhe i Qeverisë është se ky pezullim godet më së shumti gjyqtarët dhe prokurorët, duke qenë se pagat e tyre janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me vendimin për nivelizimin e pagave”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se vendimi i Agjencisë Kundër Korrupsion është vendim i bazuar në ligj, dhe në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të këtij institucioni, andaj edhe i njëjti duhet të zbatohet nga Qeveria e Kosovës.
“Në këtë drejtim, Qeveria ka obligim ligjor të anulojë vendimin për ngritjen e pagave, dhe këtë fushë të rregulloj përmes ligjit mbi pagat e funksionarëve të lartë publik, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Agjencia Kundër Korrupsionit është institucion i pavarur, i themeluar nga Kuvendi i Kosovës si autoritet qendror dhe i specializuar për parandalimin e konfliktit te interesit gjatë ushtrimit te funksionit publik. Vendimi i AKK është i ligjshëm dhe obligues për Qeverinë e Kosovës”, tha Miftaraj.
Sipas tij, komentet e kryeministrit dhe Qeverisë lidhur me ketë vendim të Agjencisë janë politike dhe të kundërligjshme, ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e këtij institucioni, që për punën e saj i përgjigjet vetëm Kuvendit të Kosovës.
Miftaraj theksoi se vendimi i Qeverisë po ashtu, bie në kundërshtim edhe me obligimet që Kuvendi i Kosovës ka marr lidhur me Reformën e Agjendës Evropiane dhe adresimit të konfliktit të interesit përmes ndryshimeve ligjore.
Nga ana e tij, edhe analisti Blerim Burjani është i pajtimit se vendimi për rritje të pagave për kryeministrin dhe vartësit e tij definohet me ligjin antikorrupsion si konflikt interesi. Ndërsa sipas tij, nëse interpretohet baza e gjerë ligjore në fuqi të shtetit të Kosovës është e kundërligjshme, Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerr ligjin për pagat dhe nivelizim të pagave në shërbimin civil.
“Nuk është i vetmi kryeministri që ka rritë pagat vetes dhe vartësve të vet por janë edhe Trusti Pensional, bordet, komisionet e pavarura kushtetuese, pra ende institucione të tilla buxhetore që rrisin pagat vetit madje ka raste kur këto borde kanë ndarë mjete shtesë për anëtarë të bordeve në disa raste. Pezullimi i vendimit të kryeministrit është rezultat i çuarjes në Gjykatë Kushtetuese të vendimit për rritjen e paligjshme të pagave, pra në situatat e tilla pezullohet vendimi deri të një vendim i Gjykatës Kushtetuese”, tha Burjani, duke shtuar se çdo konflikt interesi duhet të ndalet, përndryshe AKK e ka të drejtën për dërgimin e lëndës edhe në prokurori të shtetit.
Burjani theksoi se çdo vendim duhet të jetë i baraspeshuar dhe i ligjshëm.
“Vendimi i tillë i kryeministrit ka has në kundërshtim të gjerë qytetar dhe në opinion publik si vendim i pa matur dhe i dëmshëm për qytetarët dhe buxhetin e shtetit, pra secili vendim duhet të jetë i baraspeshuar dhe i ligjshëm. Kompetencat janë të qarta, duhet sa më parë Kuvendi të nxjerr ligjin për pagat dhe nivelim, për të ndal anarkinë dhe vet vullnetin e një anshëm që organizatat e shumta buxhetore të rrisin pagat e tyre pa ndonjë vendim të sovranit, pra Kuvendit ku përfaqësojnë interesat e qytetarëve”, përfundoi Burjani.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një vendimi të datës 21 dhjetor 2017, ia ka rritur pagën vetes, anëtarëve të kabinetit qeveritar, këshilltarëve dhe disa zyrtarëve të stafit të zyrës së kryeministrit.
Nga 1 mijë e 443 euro sa e kishte, paga mujore e kryeministrit është vendosur të jetë 2 mijë e 950 euro. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritje të pagave edhe të zëvendëskryeministrave dhe ministrave. Rroga për një ministër ka arritur në 2 mijë euro nga 1 mijë e 270 sa ishte më parë.
Me hyrjen në fuqi të vendimit për ngritje të pagave për zyrtarët qeveritar, me automatizëm, në bazë të Ligjit për Gjykata dhe Ligjit për Prokurorinë e Shtetit, do të rriten edhe pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në të gjitha nivelet.
Prokurorët e gjyqtarët kosovarë bëhen me pagat më të mira në rajon, kështu kishte deklaruar Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke konfirmuar se vendimi i qeverisë për rritjen e pagave, prek edhe sektorin e drejtësisë./21Media/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe