LAJMI I FUNDIT:

Qeveria hap vende pune në sektorin e pyjeve

Qeveria hap vende pune në sektorin e pyjeve

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale , Arban Abrashi kanë nënshkruar sot katër marrëveshje mirëkuptimi , të cilat do të mundësojnë punësimin sezonal të 985 personave, të cilët do të përzgjidhen nga lista e punë kërkueseve në Zyrat Komunale për Punësim, në disa programe për mbrojtjen e pyjeve.

Implementimi i këtyre marrëveshjeve do të bëhet nga Agjensioni Pyjor i Kosovës.

Siç bëhet e ditur nga zyra për komunikim e Ministrisë së Bujqësisë sipas marrëveshjeve, për realizimin e Programit ‘Menaxhimi i Qëndrueshëm i Pyjeve’, që përfshinë aktivitete silvikulturore si: rrallimet para-tregtare, krasitja e kulturave pyjore, hapja e brezave kundër zjarrit, mirëmbajtja e kulturave pyjore te pyllëzuara vite më parë si dhe mbrojtja e tyre, do punësohen për dy muaj 650 punëtorë, të cilët janë regjistruar si punëkërkues në Zyrat Komunale për Punësim.


Ata do të punësohen për dy muaj, nga 1 korrik 2015, deri me 31 gusht 2015.
“Për prodhimtari të fidanëve të pyjeve do të punësohen 20 punëtorë për 9 muaj. Punën këta persona do të fillojnë me 1 mars 2015. Në programin për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri do të punësohen për katër muaj 120 punëtorë, të cilët janë regjistruar si punëkërkues në Zyrat Komunale për Punësim”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq në projektin për pyllëzim do të punësohen 171 punëtorë për 45 ditë dhe 24 punëtorë për periudhën gjashtë mujore për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve te pyllëzuara.
Rreth 600 mijë euro do të jetë kostoja financiare vetëm për paga në këtë projekt. Mbi 150 mijë do të ndahen nga MBPZHR-ja dhe rreth 450 mijë nga MPMS-ja. Paga e secilit punëtor do të jetë 250 euro në muaj.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Trade

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

ATK sqaron se ndryshimet tatimore aplikohen nga gushti, qytetarët përfitojnë 6.8 euro më shumë në pagë

Ekonomi
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Kalo në kategori